Gjatësia e sesionit
duhet të ndahet në sesione më të shkurtëra + gjatë vikendit të punohet dhe praktikohet
Objektivat e mësimit
- Sqarimi I zhvillimit të ideve të biznesit të zhvilluara në sesionin e kaluar
- Testimi I qëndrueshmërisë dhe potencialit të tyre
- Praktikohet hap-pas-hapi zhvillimi I idesë së biznesit
Materialet e nevojshme
Instrukcionet dhe punë individuale/cift
Gjatësia e sesionit
Paraqitni pjesmarrësit të cilët kanë nevojë të përshkruajnë idenë e tyre më detajisht dhe që duhet të jenë më të saktë në paraqitjen e saj. Ata do të kenë kohë 45 minuta për këtë detyrë. Udhëzues lehtësues për përshkrimin e idesë duke përdorur 5 pyetje mbështetëse:
Prezentimi
Gjatësia e sesionit
Të gjithëve ju kërkohet të prezentojnë idetë e biznesit të tyre të përcjellura nga 5 pyetjet mbështëse. Pjesmarrësit tjerë mund të asistojnë me sygjerimet, pyetjet e tyre, sqarimi I ideve të tjera.
Shënim për trajnerin:
Kohëzgjatja e ktij sesioni mund të varet nga madhësia e grupit dhe sa persona do të prezantojnë. Udhëheqësi duhet të zgjasë kohën varësisht nga kjo dhe cdo herë të kufizojë kohën e cdo prezantimi në mënyrë që të gjithë të kenë hapësirë të prezentojnë. Me këtë pjesmarrësit do të ushtrojnë prezentimet e tyre si dhe të folurit në publik në të njejtën kohë.
Puna individuale në CANVAS
Gjatësia e sesionit
Pjesmarrësve ju kërkohet që të mendojnë për idenë e tyre dhe të vënë përgjigjet e zgjedhura në bazë të blloqeve CANVAS. Ato do të paraqiten me kornizën CANVAS dhe me shpjegimin e secilës prej fushave.
Aktivitet grupor
Gjatësia e sesionit
Pjesmarrësve u kërkohet që të prezentojnë CANVAS të tyre dhe diskutimi është I hapur në atë se cka është e qartë dhe e paqartë në idenë e tyre të biznesit. Kjo mënyrë/vegël ndihmon të sqarohen aspekte të ndryshme të zhvillimit të idesë së tyre të biznesit dhe do të ju ndihmojë atyre që të strukturojnë mendimet e tyre.
Testimi I idesë tuaj në terren
Pjesmarrësve ju kërkohet që të dalin në teren dhe të pyesin 10 persona se cka mendojnë për iden e tyre. Kjo do të ju ndihmojë që të testojnë idetë e tyre dhe njëkohësisht të punojnë që të kuptojnë idenë e tyre, do të zhvillojnë komunikimin dhe do të fitojnë vetëbesim. Pas punës në teren ata do të përmirësojnë idenë me marrjen e përgjigjeve apo do të dështojë ideja – në qoftë se ajo nuk është e realizueshme – ky është një mësim shumë I mirë dhe I rëndësishëm për të mësuar.
Shënim për trajnerin:
Vendos së bashku me pjesmarrësit se si duhet të prezentojnë ata punën e tyre në teren (raport I shkruar, video dokumentim, foto, poemë, blog…) dhe organizo sesione grupore që pasqyrojnë rezultatet e mësimit në harmonizim me vërejtjet në konceptin e idesë së biznesit.
Këshilla e fundit