Kohëzgjatja e sesionit

Objektivat e mësimit

  • Zhvillo planifikimin e veprimit të tyre për 3-6 muajt e ardhshëm.

Materialet e nevojshme

Gjenerimi I interesave në temë

Gjatësia e sesionit

Është shumë e rëndësishme për secilin pjesmarrës që të zhvillojë planin e tij/saj të veprimit për zbatimin e vendimeve, orientimet, pritjet të cilat ai/ajo ka zhvilluar në lidhje me idenë e tyre të biznesit. Hapni diskutimin në grup për një plan të tillë të veprimit personal. Plani I veprimit duhet të jetë sa më konkret që të jetë e mundur, me rezultate të matshme në baza javore duke treguar hapat e ndryshëm që do të marrin për të arritur qëllimet e tyre personale. Prezento tek grupi mënyrën se si planet e veprimit do të mund të dukeshin. Zhvillo diskutim spontan të ideve (brainstorm), mbledhi ato, dhe paraqiti në mënyrë sistematike në mënyrë që plani I veprimit të rrjedh logjikishëm dhe të mund të vlerësohet lehtë kundrejt rezultateve të arritura. Ky aktivitet është shumë I përafërt me aktivitetin paraprak CANVAS. Ekzemplari/modeli mëposhtë mund të përdoret për këtë ushtrim.

Praktikimi i aftësisë: Aktivitet në çifte dhe individual

Gjatësia e sesionit

Kërkoni pjesëmarrësve të zhvillojnë planin e veprimit personal për 3-6 muajët e ardhshëm, duke e përcjell modelin e dhënë. Kërkojuni atyre të gjejnë një partner dhe të ndajnë më të këtë plan dhe të pyesin sa më shumë pyetje si qasje sfiduese. Ndërroni rolet.

Aktivitet grupor

Gjatësia e sesionit

Prezantoni komentet që rrjedhin nga ushtrimi i mëparshëm. Çfarë pjesëmarrësive u është dukur e vështirë apo e lehtë për të bërë, dhe nëse ata mendojnë se kjo do të jetë e lehtë për t’u ndjekur gjatë muajve të ardhshëm. Pjesëmarrësit duhet të kenë një plan konkret veprimi në dorë para se të përfundoj trajnimi, të cilin ata do të fillojnë ta implementojnë menjëherë. Në rast se ata kanë ide shumë të qartë, ata duhet të gjejnë një person për mentorimin e tyre dhe të trokasin në derën e “biznesmenëve” lokal dhe të prezantojnë idetë e tyre duke kërkuar mbështetje. Ata gjithashtu duhet të pyesin mësuesit e tyre, aktivistet rinor se kush janë këta njerzë që mund t’i mbështesin dhe si t’u qasen atyre.