Kohëzgjatja e sesionit:

Objektivat e mësimit

  • Të kuptojmë se si të bëhemi aktiv në shoqëri mund të ndihmojë në përmisimin e vetë-vlerësimit dhe vetë-afirmimit
  • Understanding hoë becoming active in the society can help the self-esteem and self-affirmation
  • Exploring various opportunities to become active and volunteer
  • Understanding the benefits of activism for future carrier

Materialet e nevojshme

Gjenerimi i interesimit në temë

Gjatësia e sesionit

Prezantoni para pjesëmarrësve se të bëheni aktiv rreth kauzave të caktuara ju jep ndjenën e të pasurit një qëllim. Duke qenë aktiv dhe vullnetar, ju ndihmoni komunitetin dhe ndërmerrni një ndryshim në diçka tjetër përpos vetës tuaj. Ju krijon diçka të vlefshme të merreni, dhe ju jep përparësi kur merreni me diçka të vlefshme. Është një mundësi për bashkëveprim me të tjerët. Të mbledheni në grup për një kauzë të caktuar ju jep mundësin të takoni persona të ri dhe të praktikoni bashkëveprimin social. Nuk ka rëndësi nësë bashkëveproni me një person apo grup të njerzëve. Është veçanërisht e rëndësishme nëse ndiheni të izoluar, dëshironi të zhvilloni aftësitë sociale apo të ngisni vetë-besimin afër tjerëve. Është një mundësi të bëni miq të ri gjithashtu. Largon fokusin nga vetja juaj. Të fokusoheni në diçka tjerër ju largon mendjen nga mendimet negative për veten. Të jëni në kontakt me të tjerët ju krijon edhe perspektivë. Ju ndihmon me ndjenjën se i takoni një grupi. Kur jeni aktiv, të tjerët do të jenë të lumtur të ju kenë afër. Ju mund të mësoni gjëra të reja dhe të fitoni eksperincë. Si shembull, të qenurit vullnetar ju ndihmon të fitoni eksperincë dhe të gjeni punë. Është poashtu një mundësi të gjeni një hobi ose aktivitet. Ju krijon ndjenën e arritjeve në jetë. Të qenurit aktiv për një kauzë në të cilën besoni dhe e mbështetni është një gjë e mrekullueshme të bëni dhe të arrini. Mund të jetë qejf dhe të ju bëjë të ndihni mirë. Ka shumë aktivitete që mund të bëni dhe të jeni vullnetar vlerësohet shumë.

Aktivitet grupor

Gjatësia e sesionit

Filloni të jepni ide me grupin (brainstorming) në lidhje me kauzat që ata besojnë si p.sh. të drejtat e kafshëve, të pastrehët, mjedisi etj. Listoni të gjitha ato, dhe pas 10 minutave kërkoni nga ata të ndahen në grupe të vogla në baza interesi. (Padyshim od të ketë lista të çështjeve si mjedisi, të drejtat e kafshëve, varfëria, refugjatët etj.) Secili grup do të ketë për detyrë të gjej mënyra si mund të bëhen aktiv dhe të punojnë për atë çështje. Mund të krijojnë kampanjat e tyre, aktivitet në rrugë ose t’i bashkohen lëvizjeve eksiztuese. Kërkoni nga ata të përgatisin prezantimin e tyre me hapat që planifikojnë të ndërmarrin dhe ndryshimin që dëshirojnë të arrijnë. Pas 30 minutave kërkoni të prezantojnë idetë dhe planet e tyre.

Diskutimi

Gjatësia e sesionit

Diskutoni me pjesëmarrësit se di janë ndjer gjatë eksplorimit të kauzave të ndryshme dhe si e shohin vetën si aktivistë. Provoni të definoni me grupin se çka do të thotë aktivist dhe çka bënë një aktivist i vërtet. Flisni për ndonjë aktivist të famshëm qe e dijnë ose kanë dëgjuar për të. Ju mund të pyesni ata edhe nëse njohin dikë në rrethin e tyre që është vullnetar për ndonjë kauzë ose është aktiv në komunitet apo politikë. Listoni benefitet e aktivizmit.