Interneti luan një rol të rëndësishëm në jetën e të rinjve sot. Fëmijët dhe të rinjtë angazhohen vazhdimisht në aktivitetet online brenda dhe jashtë klasës. Formalisht, pra në shkollë, të rinjtë përdorin internetin për shembuj, kur kërkojnë informacion dhe kur testohen. Joformalisht, pra në kohën e tyre të lirë, ata komunikojnë me miqtë, luajnë lojra online në kompjuter dhe janë të përfshirë në aktivitete të ndryshme të mediave sociale, etj. Të dy palët,  nxënësit dhe mësuesit mund të gjejnë pothuajse çdo lloj informacioni që ata duan në Internet. Ata mund t’i qasen online gazetave , enciklopedive, faqeve të historisë, filmave, teksteve të këngëve, dhe mund të shiqojnë filma së bashku. Megjithatë, për shkak të pafundësisë së internetit dhe sasisë së madhe të informacionit online që ekziston, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për të gjetur informacionin e saktë që kërkohet, dhe prandaj kjo është një aftësi që duhet të fitohet. Pra, në qoftë se mësuesit duan që  nxënësit e tyre të bëjnë kërkime të suksesshme në internet, ata duhet që atyre t’ua mësojnë këtë aftësi, dhe ata duhet të dinë se si të bëhet kjo. Ironikisht, të rinjtë janë shpesh shumë më të mirë në teknologji sesa mësuesit e tyre.

Mësuesit/ aktivistët rinor mund të pyesin vetën:
  1. A do të ndihmonin fotot digjitale nxënësit të kuptonin më mirë një koncept apo temë? Si shembull, a do të mund të përdorinin internetin për të parë foto të vrimës së zezë në hapësire, fotografi historike, punime artistike apo te shikojnë imazhe nga satelitët? Do t’i ndihmojnë kjo nxënësit me një temë te vështirë?
  2. A do te mund të përmirësohet ndikimi i mësimit nëpërmjet komunikimit të nxënësve përmes emailit apo Facebook-it me bashkëmoshatarët në qytete tjera, ose kultura tjera apo përmes kontaktit me expert në atë fushë?
  3. A do të i’u kërkohet nxënësve te krijojnë dhe të udhëheqin pyetësor, të përgatisin prezantime, hulumtime apo punë ekipore?

 

Nëse “PO”, atëher ata duhet seriozisht të konsiderojnë përdorimin e Internetit, veçanërisht me nxënësit me performancë të dobët. Nëse e përdorim mirë, interneti është një mjet shumë i rëndësishëm dhe i mirë për të mësuar. Të rinjtë përdorin “YouTube tutorials” për tema të ndryshme: nga mësimi i gjuhëve të huaja, deri të mësimi si të bëjnë origami, ose këshilla për make-up. Ky potencial nuk duhet të neglizhohet nga mësuesit formal dhe kjo mund të kontriboj dukshëm në të mësuarit e përgjithshëm të nxënësve. Të rinjët kanë qasje në aplikacione të ndryshme në telefonat e tyre që mund të i’u ndihmojnë për të mësuar dhe poashtu të i’u ndërroj qasjen e tyre ndaj mësimit. Për të përmendur disa nga to: Skype – për mësim në distancë, TEDex ligjëratat në tema të ndryshme, Snapchat – dërgimi i informacioneve për detyra të ndryshme, Maps, shkarkimi i librave, Blog-et, përdorimi i telefonave për marrjen e shënimeve, Wikipedia, Voice Recording, platformat e mësimit online (psh. Moodle), etj.