Kohëzgjatja e sesionit

Objektivat e mësimit

  • Identifikimi i situatave që demonstrojnë respekt.
  • Identifikoni mënyra se si të respektoni vetën dhe tjerët.
  • Diskutoni çka do të thotë respekt dhe çka jo.
  • Identifikoni shprehjen e vlerësimit si një mënyrë të shprehurit të respektit.
  • Identifikoni hapat e të shprehurit të vlerësimit.
  • Zhvilloni fjali vlerësuese.
  • Njifni si të respetoni njëri tjetrin dhe të shprehni vlerësimin për kontributet positive të tjerëve.

Materialet e nevojshme

Detyrat për të përmbushur para fillimit të sesionit:

Krijoni dy shenja: Pajtohem dhe Nuk Pajtohem. Vendosni ato në dy anë të kundërta të sallës.

P

Pajtohem

O

Nuk pajtohem

Aktiviteti në grup të madh dhe të vogël

Gjatësia e sesionit

Pyesni pjesëmarrësit si do ta definon fjalën “Respekt”.

Pranoni tre ose katër ide dhe shkruani ato në tabelë. Vendosni shenjat Pajtohem dhe Nuk pajtohem në dy anët e kundërta me njëra tjeteën në sallë. Tregoni pjesëmarrësve se do të demonstroni disa situata ku një nje njeri ose një grup i njerzëve do të tregoj respekt ose e kundërta. Ata do të pajtohen ose jo me situatën se a ka demonstruar respekt ose jo. Pastaj lëvizni nëpër sallë me shenjën që përfaqëson zgjedhjen e tyre. Përshkruani situatën e parë. Jepuni atyre një minutë të mendojnë për përgjigjën e tyre, dhe kërkojuni të lëvizin drejt shenjëzimit.

Pajtohem/NukPajtohem Situata #1

Komshiu juaj ka kërkuar nga ju t’i merrni një kartele të telefonit në dyqan. Ju jeni vonë për takimin tuaj dhe i thuani se nuk mundeni

Kur pjesëmarrësit kanë gjetur vendin e tyre, thirrni vullnetar të shpjegojnë zgjedhjen e tyre pse pajtohen ose jo. Kërkoni atyre të lëvizin nëpër sallë me zgjedhjen e tyre – Pajtohem ose Nuk Pajtohem. Nësë kanë lëvizur, kërkojuni të shpjegojnë pse dhe të ndajnë mendimet e tyre që i kanë shtyrë të ndërrojnë anën.

Pajtohem/NukPajtohem Situata #2

Një grua e moshuar është duke ecur nga dyqani në shtëpi me vështirësi duke mbajtur tri qese të mëdha me ushqim. Kjo e njëjta ka kritikuar familjën tuaj tek komëshitë e tjerë. Ju nuk i ofroni ndihmë asaj.

Kërkoni pjesëmarrësve të lëvizin nëpër sallë me shenjën që kanë zgjedh – Pajtohem ose Nuk pajtohem- në lidhje me situatën. Nëse ndërrojnë anë pyesni pse?

Pajtohem/NukPajtohem Situata #3

Prindërit tuaj ju thonë të kujdeseni për motrën tuaj derisa ata janë në market. Ju keni planifikuar të vizitoni një mik. Ju vendosni të merrni motrën me vete, edhe pse ajo nuk dëshiron të vij dhe është e mërzitur.

Falenderoni pjesëmarrësit që kanë ndarë mendimet e tyre në lidhje me temën e respektit dhe tregoni se dëshironi të vazhdoni të eksploroni këtë temë edhe më tutje se si të respektoni vetën ose tjerët. Tregoni se definicionet e “të respektojmë të tjerët” dhe “vetë-respektit” janë të ngjajshme me:

Të respektojmë të tjerët do të thotë të i nderojmë ose të tregojmë konsideratë për dikë.

Vetë-respekti është kur një person beson në vlerat e tij/saj dhe dëshiron të qëndrojë prapa këtyre vlerave.

Prezentimi i trajnerit

Gjatësia e sesionit

Referojuni definicionit të respektit që është sugjeruar në fillim të sesionit. Ftoni pjesëmarrësit të qartësojnë idetë e tyre duke listuar çka është dhe çka nuk është respekti. Krijoni një list në tabelë që duhet të ngjaj më këtë:

Duke përdorur fjali si:
  • automatikisht jepni disa situata dhe nevoja për t’u përmbushur nga tjerët
  • bindje e padiskutueshme
  • vlerësimi i vetës dhe tjerëve
  • të lidhur me dikë ju pëlqen ose jo
  • nderimi i vlerave të tjerëve
  • të bëheni egoistbeing selfish
  • besoni në vlerën personale të dikujt
  • keqtrajtimi i të tjerëve
  • mbrojtja e vetës tuaj
  • automatikisht e fituar me moshë ose autoritet

Pjesëmarrësit duhet të kuptojnë se bindja ndryshon nga respekti dhe bindja e padiskutueshme mund të ketë impact negativ për vetë-respektin. Bindja është kur dikush vendos të përcjell instruksionet ose të sillet conform ligjeve, rregullave dhe urdhërave. “Bindja e padiskutueshme” do të thotë kur dikush I binded një urdhëri më të larë pa menduar dhe vendosur me mendje të kthjelltë.

Prezantimi i trajnerit dhe demonstrimi

Gjatësia e sesionit

Shpjegoni pjesëmarrësve se janë disa mënyra të respetoni vetën dhe tjerët. Sqaroni se një nga mënyrat është të përdorni fjali vlerësuese me të tjerët dhe vetën. Ndani një formul të thjesht për të përfshirë këto dy pjesë:  KUR JU (përshkruni çfarë ka bërë personi), UNË KAM VLERËSUAR ATË SEPSE (tregoni pse).

Demonstroni duke përdorur një deklarim të vlerësimit si mënyrë të respektimit të dikujt. Theksoni dy pjesët e deklaratës së vlerësimit. Demonstroni të njëjtën duke vlerësuar vetën si shenjë e vetë-respektit. Mbani mend se ky lloj i vetë-vlerësimit bëhet kur jeni vetëm, pra në mendjen tuaj ose ditarin tuaj.

Aktivitet në grupe të vogla

Gjatësia e sesionit

Ndani grupin e madh në grupe të vogla prej tre ose katër persona në secilin grup dhe kërkojuni atyre të gjejnë dy ose tre pjesëmarrës me të cilet së fundi nuk kan pasur kontakt.

Inkurajoni të gjejnë pjesëmarrës që nuk janë ulur afër tyre dhe të ju bëjnë deklarata vlerësuese njëri tjetrit.

Ofroni feedback dhe udhëzim nësë kanë nevojë për ndihmë duke përfshirë dy pjesët e deklaratës së vlerësimit.

l

Shënim për trajnerin:

Te shpreshin drejtëpërdrejt fjalë vlerësuese mund të e jetë e vështirë për pjesëmarrësit. Nëse po, diskutoni me ata avantazhet e shprehjeve te tilla. Përfshini në diskutim nësë edhe normat kulturore që janë relevante. Këto pyetje dhe përgjigje të mundshme mund të ju ndihmojnë të i jepni drejtim diskutimit: Çka mund të jenë avantazhet e të shprehurit vlerësues edhe nëse ju bënë të ndiheni jo rehat? Një person vlerëson talentin, ose diçka admiruese për një person. Ajo mund të përmisoj ose ndreq një marrëdhënie. I lejon tjerët të dijnë çfarë kanë bërë ose thënë që është vlerësuar. Pyesni pjesëmarrësit: Çka e bënë të lehtë ose vështirë të shprehni vlerësim për tjerët?

Kur njerzët shprehin vlerësim për të tjerët, si ndikon kjo në marrëdhënien e tyre?

Çfarë e bënë të lehtë ose vështirr vetë-vlerësimin?

Kur njerzët vetë-vlerësojnë vetën, çfarë ndikimi ka kjo?

Diskutimi

Gjatësia e sesionit

u

Pyesni pjesëmarrësit:

A mendoni se është më e lehtë të shprehni vlerësim për dikë tjetër apo vetën?

Shpjegoni arsyet tuaja?

Si përfiton një person nga vetë-respekti?

Inkurajoni pjesëmarrësit të shfaqin respekt për vetën ose tjerët në ditët në vijim.