Ndëgjimi: Çelësi i marrëdhënieve pozitive

Kohëzgjatja e sesionit

Objektivat e mësimit

  • Identifikimi sjelljeve të mos-dëgjimit.
  • Njohja e impaktit të të dëgjuarit dhe jo-dëguarit në marrëdhëniet me të tjerët.
  • Emërimi i sjelljeve të dëgjimit efektiv
  • Forcimi i shprehive të të dëgjuarit të mirë
  • Identifikimi i shprehive të të dëgjuarit që i kanë mirë dhe dëshirojnë t’i përmisojnë.

Materialet e nevojshme

Mjetet vizuele të nevojshme për të shkruar idetë

(letër, letër tabele ose tabele, markera ose shkumës)

Diskutim

Gjatësia e sesionit

Pyesni pjesëmarrësit

nëse ndonjë nga situatat e mëposhtme u ka ndodhur atyre?

Situata # 1

Ju jeni gëzuar shumë për dicka që ju ka ndodhur. Ndoshta keni fituar një punë të re, kompania juaj e re është gati për të filluar, keni marr një dhuratë ose diçka tjerër e rëndësishme ju ka ndodhur. Ju dëshironi t’i tregoni shokut tuaj të mirë për atë që ka ndodhur. Megjithëatë, ai ose ajo është i/e shpërqëndruar duke menduar diçka tjetëe, dhe ju nuk mendoni se po ju dëgjon.

Situata # 2

Një mik ka thënë se ju keni bëre diçka të cilën nuk e keni bërë. Ai ose ajo po ju thotë shumë njerzëve, dhe kjo po ju mërzit. Ju dëshironi të flisni për këtë me një mik tjetëe, por ai/ajo nuk po ju ndëgjon në të vërtet. Pyesni pjesëmarrësit: Si jeni, apo si do të ndiheshit në këto situata?

Çfarë bëjnë të tjerët ose thonë, që ju bënë të mendoni se nuk po ju dëgjojnë?

Shkruani në tabele ose letër sjelljet e dëgjimit jo efektiv, siç janë ndërprerja, përdorimi i telefonit, injorimi, apo biseda për tjera tema.

Konstatoni se të dëgjuarit është një aftësi e rëndësishme për marrëdhënie pozitive më të tjerët.

Prezantimi i trajnerit, demonstrimi dhe diskutimi

Gjatësia e sesionit

v

Tregoni pjesëmarrësve

se një vullnetar do të ju ndihmoj të bëni demonstrimin. Kërkoni nga vullnetari të dal para në sallë. Tregoni se i njëjti do të ju tregoj për një aktivitet që ai ose ajo e pëlqn, ushqim e preferuar ose çfarë do teme tjetër sipas dëshirës. Sigurohuni të zgjedhni një temë që vullnetari të ndihet rahat ta ndaj me tjerët në grup. Inkurajoni pjesëmarrësit të përcjellin me vëmendje atë që ndodh dhe të konstatojnë nëse keni qenë dëgjues i vëmendshëm. Përderisa vullnetari flet me ju, demonstroni dëgjim jo të mirë. Si shembull, ndërpriteni kur flet, injorojeni, flisni për gjëra tjera, mos mbani kontakt me sy, përdorni telefonin, tregoni padurim, lëvizni dhe merrni diç për të pirë, luani me flokët, etj.

të vlerësojnë aftësitë tuaja të dëgjimit. Thuani të mbajnë lart një gisht nëse mendojnë se keni qenë dëgjues i mirë dhe dy për të kundërtën dhe se mund të përmisoheni. Pranoni se keni qenë duke demonstruar dëgjim jo efektiv.

Kërkoni nga pjesëmarrësit

Pyesni vullnetarin:

Si jeni ndjer kur keni provuar të flisni me mua kur nuk po ju dëgjoja? Çka keni dashur të bëni? Si mendoni se do te ndikonte kjo në marrëdhënien tonë nëse kjo do të ishte situatë reale?

Pyesni grupin të njejtat pyetje. Shpjegoni rëndësinë e të dëgjuarit për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie te mira. Përdorni këto ide dhe shtoni tuajat.

Tregoni pjesëmarrësve se do të demonstroni të dëgjuarit efektiv me lojën me role me të njëjtin vullnetar. Përdorni të njejtën storje. Kërkoni nga ata të përcjellin me vëmendje çfarë po bëni ju dhe të jenë të gatshëm të ndajnë me grupin çfarë kanë vërejtur te dëgjimi efektiv. Pas lojës me role, pyesni ata cilat janë sjelljet që kanë vërejtur. Shkruani idetë ashtu që pjesëmarresit të mund ti shohin. Sigurohuni të përfshini sjelljet e përshtatshme si këto në list.

  • Shikoni personi i cili është duke folur.
  • Mundohuni të kuptoni folësin.
  • Jepni kohë të pandërprerë  folësit.
  • Mos e ndërprisni ose të mendojnë për gjëra të tjera.
  • Bëni pyetje për të ndihmuar Gjuha thonë idetë e tij ose të saj në mënyrë të qartë në mënyrë që ju të kuptoni.
u

Pyesni vullnetarin:

Si jeni ndjer kur po flisni dhe unë po ju dëgjoja? Çka keni dashur të bëni? Si mendoni se do te ndikonte kjo në marrëdhënien tonë nëse kjo do të ishte situatë reale?

Pyesni pjesëmarrësit: Si mendoni se mund të përfitoni nëse dëgjoni të tjerët?

Aktiviteti në grup/ Ushtrim: Aktivitet në grup të madh

Gjatësia e sesionit

v

Tregojuni pjesëmarrësve

 

se do të ushtrojnë aftësitë e tyre të dëgjimit duke përdorur situata shembull. Kërkojuni të sugjerojnë situata ku ata të dëshirojnë t’i dëgjoj dikush. Situata mund të përfshijnë raste kur kanë qenë të gëzuar për diçka, apo kur janë mërzitur ose kanë pasur një problem. Nëse është e munedur shkruani një përshkrim të shkurt ose titull për secilën situatë në tabelë.

Nëse pjesëmarrësit hezitojnë të sugjerojnë situate, atëher sugjeroni ju disa të tilla nga eksperinca juaj me pjesëmarrësit ose zgjidhni diçka të përshtatshme nga të mëposhtëshmet:

  • Ju jeni paguar për një punë dhe keni marr më pak para se sa keni pritur. Ju dëshironi të flisni me një mik për problemin tuaj.
  • Ju nuk po ndiheni mirë dhe keni dal nga puna më herët. Ju frigoheni se mund të ju pushojnë nga puna. Ju dëshironi të flisni për këtë me një mik ose familjar.
  • Familja juaj dëshiron që ju të ktheheni në shkollë. Juve nuk ju pëlqën shkolla, por ndiheni nën presion për tu kthyer. Ju dëshironi të flisni me motrën ose vëllaun tuaj se sip o ndiheni.
  • Ju dëshironi të gjeni punë, po nuk po ju punëson askush. Ju dëshironi të flisni për këtë me një mik ose kolegë.
  • I/e dashuri/a ka kërkuar të përfundoj lidhjen me ju. Ju dëshironi të flisni me një mik për problemin tuaj.
  • Ju keni një ide të mrekullueshme për një kompani por nuk jeni në gjendje të gjëni ndihmë financiare për të nisur punën. Ju dëshironi të flisni më një mik/kolegë për këtë.

 

Duke përdorur këto situate shembull, kërkojuni pjesëmarrësve të sugjerojnë pyetje të mundshme që dëgjuesi mund të pyes që të ndihmoj folësin të qartësoj idetë e tij/saj. Shkruani në tabelë këto ide.

Shënim për trajnerin:

Diskutim

Gjatësia e sesionit

Përzgjedhni dy ose tri pyetje nga ato të listuara nga pjesëmarrësit:

Cila nga shprehitë e të dëgjuarit ishte ë lehtë për tu bërë? Cila ishte e vështirë? Cilat mendoni se janë përfitimet e të dëgjuarit me kujdes? Si mund të ndikoj kjo në marrëdhëniet tuaja me tjerët? Çka mund të ndodh me marrëdhëniet tuaja nëse tjerët nuk ju dëgjojnë me kujdes ose e kundërta kur ju tregojnë diçka të rëndësishme? Si mund të ju ndihmojnë të gjeni punë aftësitë e të dëgjuarit?