Kohëzgjatja e sesioneve

Objektivat e mësimit

  • Emëroni disa nga emocionet që njerzët i përjetojnë.
  • Kuptoni emocionet që shkaktohen nga situate dhe persona të ndryshëm.
  • Shpjegoni emocionet që njerzët përjetojnë në situate të ndryshme.
  • Njoftoni si ti njihni emocionet që kontribojnë ne relacione positive..

Materialet e nevojshme

Mjetet vizuele të nevojshme për të shkruar idetë

(letër, letër tabele ose tabele, markera ose shkumës)

Për të përcjell informacionet

Letër dhe lapsa, markera dhe letër tabele.

Detyrat për të përmbushur para sesionit (ëorkshop):

Vëni katër letra të tabeles në katër lokacione nëpër sallë. Duhet të jenë mjaftushëm larg që grupet të mund të ulen ose të qëndrojnë rreth tyre dhe të shkruajnë. Në secilën nga këto letra shkruani një nga këto emocione: nervoz, i lumtur, i mërzitur dhe i befasuar.

Demonstrimi

Gjatësia e sesionit

Prezentimi i trajnerit dhe diskutimi

Gjatësia e sesionit

Shpjegoni çka do të thotë fjala “Emocion”.

Emocionet janë reagimet mendore dhe fizike që njerzët kanë ndaj situatave ose të tjerëve përreth tyre.

l

Shënim për trajnerin:

Jo të gjithë kanë të njëtin reagim emocionalt ndaj një situatë të njejtë. Reagimet emocionale ndërrojnë varësisht nga disa faktorë si mosha, experienca, qëndrimet, influence, përdorimi i barërave dhe të tjera.

Vendosni katër posterat e përgaditur me titujt “nervoz”, “i/e lumtur”, “mërzitur”, dhe “i/e befasuar” në lokacione të ndryshme nëpër sallë.

Ndani pjesëmarrsit në katër grupe duke numëruar 1 deri 4, dhe secili grup të afrohet tek njëri nga posterët. Në secilin grup kërkoni personit më këpucën me numrin më të madh të jetë lideri. Lideri do të kujdeset që grupi të jetë i fokusuar tërë kohën. Kërkoni që personi në të djathtë të liderit të shkruaj gjithçka. Ai ose ajo do të mbaj shënime për grupin.Kërkoni nga grupi që të gjejnë sa më shumë fjalë që janë të përaftërta me emocionin që e kanë në poster. Me fjalë të tjera, psh. në posterin “ i/e lumtur”, mund të shtojnë “kënaqur”, “buzëqeshje”, “gëzim” etj. Shpjegoni se nëse të njëjtën fjalë përdorin në një fjali, duhet të ketë të njëjtin kuptim. Pas një ose dy minutave, kërkoni nga grupet të ndërrojnë vendet duke lëvizur tëk posteri në të majtë. Jepuni një ose dy minuta të lexojnë emocionin e postuar, dhe pastaj të vazhdojnë me proceduren e njejtë si më parë. Përsëritni proceduren deri sa të gjithë grupet kanë vizituar të gjithë posterat. Ri-shikoni posterët duke nënvizuar disa nga fjalët në secilin prej tyre ose bëni që grupet të lëvizin nga një poster në tjetrin për të ri-shikuar fjalët e shtuara.

l

Shënim trajnerit:

Sigurohuni që të pranoni vetëm fjalë që përshkruajnë një emocion. Nëse grupi sugjeron fjalë që nuk përshkruajnë emocion, sqaroni atë duke e përdor në një fjali si: “Unë ndjej..” dhe sugjeroni një fjalë tjetër që përshkruan emocion.

Sqaroni se emocionet janë reagime normale ndaj situatave dhe njerzëve. Të gjithë i përjetojnë ato. Njerzët i përjetojnë ato në punë, shtëpi, më shoqëri, por edhe kur janë vetë duke rikujtuar evente ose situata. Pyesni pjesëmarrësit si do të ndiheshin në situatat e mëposhtmë të jepura shembull. Zgjedhni tre nga ato që janë të përshtatshme për grupin me të cilin po punoni. Mundohuni të nxjerrni më shumë se një emocion për secilën situatë.

  • Ju është caktuar një detyrë e vështirë në punë.
  • Sapo keni dëgjuar se një mik i juaji është shumë i sëmurë.
  • Keni një aheng familjar.
  • Mbikëqyrësi juaj ju ka bërtitur.
  • Mbikëqyrësi juaj ju tregon se ka vërejt punën e mirë që po bëni.
  • Ju pa ndalur po kërkoni një mundësi për biznesin tuaj, por nuk keni mund të gjeni një..
  • Dikush ka thënë diçka të turpshme për ju.
  • Një koleg i juaji ju ka kërkuar t’I ndihmoni në project të tij.

Potenconi se ndonjëherë e njejta situatë mund të provokoj dy lloj emocione krejtëshisht të ndryshme. Si shembull, ju mund të ndiheni të lumtur që jeni pjesë e projektit të kolegut tuaj, por të shqetësuar se si do të punoni. Jo të gjithë përgjigjen njejtë në situata të njejta. Për çdo person eksperiencat, edukimi, vetë-besimi dhe prapavija familjare kanë një rol kyç se si reagojnë. Ndonjëherë është lehtë të përcatosh se si ndihesh. Por hera të tjera, ndjenjat mund të jenë të përziera, jo të qarta. Një person mund të mos reagoj gjithëmon njejtë ndaj situatave të ngjajshme. Të njifni se si përgjigjët trupi juaj mund te ndihmoj një person të identifikoj se çfarë emocione po përjetojni. Si shembull, dikush mund të buzëqesh, sillet miqësisht apo me gjallëri, dhe të ecë duke u hudhur kur janë të lumtur. Por kur janë nervoz mund sillen në vend dhe të bërtasin. Përderisa emocionet janë normale, ndonjëherë mund të jetë e vështirë të menaxhohen. Zakonisht emocionet e fuqishme – positive ose negative – janë më vështirë të menaxhueshme. Hapi i parë drejt menaxhimit është ti njohim ato dhe ti emërojmë. Një list e emocioneve do të ndihmonte.

l

Shënime për trajnerin:

Diskutim

Gjatësia e sesionit

u

Kërkoni pjesëmarrësve:

Cilat janë avantazhet e e të qenurit në gjendje të identifikoni se si ndiheni?

Si mendoni se do të ndikoj në marrëdhëniet tuaja shoqërore kur të mësoni t’i identifikoni ndjenjat tuaja?

Pyesni pjesëmarrësit për një apo disa situate kur kan përjetuar emocione. Inkurajoni të zgjedhin situata që ndihen rahat ti ndajnë me të tjerët. Inkurajoni ata të i kushtojnë vëmendje emocioneve që përjetojne dhe çfarë situate apo kush i nxit ato?

Sqaroni se identifikimi i emocioneve dhe njohja e situate që i shkaktojnë ato do të i ndihmoj që t’i menaxhojnë më mire në ambientet e punës.