KOHËZGJATJA E SESIONI

Objektivat e mësimit

  • Definoni aftësitë tuaja
  • Shqyrtoni aftësitë e pjesëmarrësve
  • Çka mund të i ofrojnë një punëdhënësi potencial
  • Diskutoni për aftësi të ndryshmë që punedhënsi mund të kërkoj.

Materialet e nevojshme

Mjetet vizuele për shënim të ideve

(letër, fletë tabele, ose tabelë me shkumës apo marker)

Për informacion që duhet shpërndarë:

(Letër dhe lapsa, markera dhe letra të tabelës)

Prezantimi i trajnerit dhe diskutimi

Gjatësia e sesionit

Punëdhënësit shpesh kërkojnë nga kandidatët aftësi qe tejkalojnë ato të mësuara në shkollë, kurse apo trajnime. Përderisa shkollimi ju mundëson aplikimin për punë, ju duhet të paraqitni një seri aftesish qe ju bëjnë të duhurin dhe të suksesshëm për ta fituar punën.

Cilat janë aftësitë e mia të punësimit?

Aftësitë e punësimit, apo te njohura edhe si kompetenca kyçe ose aftësi te fituara, janë aftësit bazike të nevojshme për ta fituar, mbajtur dhe kryer mirë një punë. Këto janë aftësitë, qëndrimet dhe veprimet që mundësojnë punëtorët të mbajnë raporte të mira me kolegët dhe udhëheqësit e tyre, dhe të marrin vendimet e duhura.

Aftësitë e punësimit në përgjithësi janë të ndara në tri kategori: (a) aftësi bazike, (b) aftësitë e të menduarit kritik dhe (c) cilësitë personale. Këto tri kategori harmonizohen ne sub-kategori më të detajizuara. Familiarizohuni me këto aftësi (Shënime për trajnerin: prezentoni ato vizualisht para pjesëmarrësve) dhe pyetni vetën në cilat prej tyre keni nevojë të punoni që të përmisoheni:

Bazike

Të lexuarit

Të shkruarit

Aftësitë matematikore

Komunikimi verbal

Të dëgjuarit

Mendimi Kritik

Të mësuarit

Të menduarit kreativ

Të arsyetuarit e shëndoshë

Vendim-marrja

Të zgjidhurit e problemeve

Të organizuarit

Planifikimi

Cilësit Personale

Mbajtja e përgjësisë

Vetë-besimi

Vetë-kontrolli

Aftësitë sociale

Sinqeriteti

Integriteti

Adaptueshëmëria dhe fleksibiliteti

Puna ekipore

Përpikëshmëria dhe efikasiteti

Sjellja e mirë në punë

Aftësi drejtuese

Aftësi bashkëpunuese

Vetë-motivimi

Vetë-drejtimi

Aftësitë Bazike

Këto aftësi janë baza e ndërtimit të karrierës suaj. Aftësia për të lexuar dhe kuptuar atë që lexoni, gjithashtu e njohur si të lexuarit për të kuptuar është kyçe për punësim të suksesshëm. Nëse nuk i kuptoni plotësisht instruksionet se si të aplikoni për një punë, atëher automatikisht jeni në disavantazh. Shumë vende pune kërkojnë të lexoni si pjesë e punës. Raportet, përkujtimet, email-et dhe dokumente të sigurisë në punë janë pjesë e përditëshmërisë në këto ambiente pune. Aftësitë e dobëta të të lexuarit do të i’u lënë prapa kolegëve, sepse në këtë rast ju merr më shumë kohë të kuptonit tekstin dhe të interpretoni atë që keni lexuar.

Punëdhënësit kërkojnë individ që mund të përcjellin komunikim të mirë verbal dhe të shkruar. Juve ju duhen aftësi të mira komunikuese që të keni një intervistë të suksesshme. Të qënurit në gjendje të përpiloni dhe përcjellni mendimiet tuaja mirë si verbalisht ashtu edhe të shkruara, bëne që kolegët të ju kuptojnë mirë. Komunikimi i mirë nënkupton marrëdhënie më të mira në ambientin e punës. Aftësitë e të dëgjuarit përfshijnë jo vetëm dëgjimin por edhe të kuptuarit. Diçka që vërteton se keni dëgjuar me vëmndje është aftësia të veproni sipas informatave që keni dëgjuar. Të dëgjuarit nënkupton përfitimin e informatava dhe kuptimi i tyre. Aftësitë matematikore janë gjithashtu pjesë e vendim-marrjes dhe të arsyetuarit të logjikshëm. Aftësitë bazike në matematikë përdorën në vendin e punës kur blejmë ose porositim furnizime, përcjellim buxhetin apo përllogaritjen e pushimeve tuaja.

Aftësitë e mendimit kritik

Aftësitë e të menduarit kritik përfshin vendim-marrjen dhe zgjidhjen e problemeve. Aftësia për të marr vendime është një vlerë në sytë e punëdhënësit. Vendim-marrja dhe të arsyetuarit e shëndoshë përfshin mbledhjen e informacioneve, vlerësimi i disa zgjidhjeve, dhe përzgjedhja e opcionit më të mire. Duke demostruar këto aftësi ju kurseni paratë dhe kohën e punëdhënësit. Personat që zotërojnë këto aftësi janë të kërkuar më shumë në pozitat e kujdesit ndaj konsumatorit. Si shembull, nësë ju e zgjidhni një problem më një konsumator të frustruar, atëher ai/ajo vazhdon bashkëpunimin me kompaninë tuaj me kenaqësi. Aftësitë të zgjidhni probleme dhe të merrni vendime të mençura janë aftësi gjithashtu kyçe ne një vend pune. Poashtu aftësi të rëndësishme janë edhe aftësitë e planifikimit dhe organizimit. Këto aftësi nënkuptojnë se ju do ta bëni punën dhe atë me saktësi. Një person që është i organizuar, është edhe i gatshëm të kryej punën më saktësi me herën e parë.

Të menduarit kreativ sjell mënyra të reja për kryer punët, që sjell vlerë në ambientin e punës dhe rrit efikasitetin e shërbimit ndaj konsumatorëve. Ajo sjell perspektiva te reja në punë dhe për kompaninë. Përfundimisht, një individ me dëshirën për të mësuar të vazhdueshme është punëtor i vlerësuar në kompani. Punëtorët e dijnë që për të qënë në hap me konkurrencën duhet të mësojnë gjëra të reja dhë mënyra më efektive për të kryer ato. Individët që janë të hapur ndaj mësimeve të reja, do të jenë gjithëmon më të suksesshëm sesa ata që i frigohen atyre.

Cilësitë personale si aftësi

Aftësitë drejtuese janë aftësitë që të ndikojmë te të tjerët për të arritur një qëllim. Liderët kanë vetë-besim. Liderët janë lojtarë të ekipit. Puna ekipore është një aftësi ndërpersonale që lejon individ të ndryshëm të punojnë bashkë për të arritur rezultatet më të mira. Ata shfaqin aftësi sociale duke respektuar mendimet dhe opinionet e të tjerëve. Me këtë arrihet një ambient paqësor i punës. Vetë-menaxhimi dhe vetë-kontrolli janë aftësia e menaxhimit të ndjenjave dhe reagimeve ndaj sfidave në punë dhe jetë. Pastërtia personale është pjesë e vetë-menaxhimit. Një punëtor i mirë kujdeset për pastërtinë dhe veshjen sepse  ai/ajo e dijnë që pamja e jashtme është reprezentuese për organizatën.

Vetë-menaxhimi mund të përfshij edhe sjellje që nuk lidhen specifikisht me një punë, diçka aq e thjesht si shembull të jeni në kohë, të përgjegjëshm, kooperativ, të motivuar ose të keni qëndrim pozitiv. Asnjë punëdhënës nuk dëshiron të kaloj ditën duke zgjidhur konfliktet në zyrë ose duke u kujdesur që punëtorët po përdorin kohën me mençuri. Punëdhënsitë dëshirojnë të punësojnë njerzë të cilët janë të sinqertë dhe mund të menaxhojnë me vetën në këto sfera. Disa punë ndërrojnë në baza ditore, prandaj punëdhënësit dëshirojnë njerzë që janë lehtë të adaptueshëm, fleksibil, të durushëm dhe që përgjigjen pozitivisht ndaj ndryshimeve. Ata kërkojnë këto aftësi për të konkluduar nësë një kandidatë do të përshtatet me organizatën ose jo.

Aftësitë teknologjike

Të diskutojmë për aftësitë e punësimit do të ishte jo komplete nësë nuk diskutohet edhe ana teknologjike. Sot nuk mund t’i ikësh teknologjisë. Qoftë ajo përdorimi i kartelës debit në market, Ii ATM në bank apo makinën për check-in në aeroport, teknologjia është prezente kudo. Punëdhënësit dëshirojnë që çdo ditë e më tëpër të punësuarit të adaptohen me aplikacione të tjera kompjuterike. Njohuri kompjuteri është të njohim dhe kuptojmë jo vetëm çka mund të bëjnë, por edhe çfarë nuk mund të bëjnë. Edhe nëse e dini se puna që do të bëni nuk kërkon njohuri kompjuterike, është mirë që s’paku të keni pak njohuri. Interneti është i mbushur me mjete që do të ju ndihmojnë të gjeni punë, të mbani punë dhe të promovoheni në punë. Poashtu, ju mund të takoni dhe mësoni nga njerzë nga e gjithë bota nëpërmjet mediave sociale. Nëse posedoni një kompjuter tuajin me rrjet të internetit, ju mund të keni qasje ne informata gjatë tërë kohës ashtu si ju konvenon juve. Që të thoni se posedoni njohuri kompjuterike, ju duhet të jeni i aftë në: të shkëmbeni email-e, të shfletoni në internet dhe të dini të përdorni Microsoft Ëord dhe Excel.


Punë individuale dhe diskutim

Kërkoni nga pjesëmarrësit të bëjnë listat e tyre me tri kategoritë e aftësive:

(a) aftësitë bazike,
(b) aftësitë e mendimit kritik dhe
(c) cilësitë personale.

Jepuni dhjetë minura për këtë punë individuale. Sapo të përfundojnë, kërkojuni të bashkëbisedojnë me personin ngjitur ne  lidhje me aftësitë që posedojnë dhe ato në të cilat përshtatën. A mendojnë se ju mungojnë aftësi? Cila aftësi mendojnë se ju mungojnë? Informoni se gjatë këtij trajnimi ata do të punojnë rreth zhvillimit të disa nga aftësitë e tyre të mendimit kritik dhe zhvillimit personal apo cilësive personale.

Gjatësia e sesionit