Kohëzgjatja e sesionitt
Objektivat e mësimit
- Identifikimi i rrjeteve sociale që mund të ndihmojnë pjesëmarrësit të krijojnë kontakte dhe të gjejnë punë
- Motivimi i pjesëmarrësve të regjistrohen në web-faqe e rekrutimit dhe të shfrytëzojnë medial sociale për këtë qëllim.
Materialet e nevojshme
Prezantimi i trajnerit
Gjatësia e sesionit
Çka janë “Mediat Sociale”?
Mediat tradicionale – librat, revistat dhe gazetat – janë të një-anëshme. Vetëm ato komunikojnë me ju, po ju nuk mund të komunikoni me to. Mediat sociale, megjithëatë janë komunikim i dyanëshëm i përhapur në mijëra web-faqe. Shumë punë sot fitohen nëpërmjet kontakteve të krijuara në media sociale. Mediat sociale më të popullarizuara dhe përdorura janë LinkedIN, Twitter, Facebook dhe Youtube.
LinkedIn dhe kërkimi i punës
Përderisa shumë faqe të mediave sociale ju ndihmojnë të kërkoni punë, LinkedIN.com është kryesisht mjet i rrjetit profesional i dedikuar për të shkëmbyer informacion, ide dhe mundësi. Mijëra anëtar të këtij rrjeti LinkedIN përfshijnë rreth 130 industri të ndryshme dhe rreth 130,000 rekrutues.
Kërkimi i punës në Facebook dhe Twitter
Facebook ka filluar si një faqe interneti e thjeshtë për universitet dhe tani përfshin më shumë se gjysmë bilioni njerzë të të gjitha moshave nga e gjithë bota. Ju mund të përdorni Facebook-in për të krijuar shoqëri apo mbajtur atë me miqët dhe familjarët tuaj – dhe për të kërkuar punë duke gjetur kolegët, miqët apo njerzët me të cilët ata punojnë.
Profili juaj personal në Facebook mund të shërbej si profil profesional online i cili do të promovoj se çfarë bëni dhe çfarë kërkoni profesionalisht. Gjatë krijimit të profilit tuaj, vendosni se sa dëshironi të dijnë për ju kontaktet biznesore ose punëdhënësit e mundshëm, dhe përfshini gjitha informatat që janë relevante në kërkimin tuaj për punë. Punëdhënësit gjithashtu përdorin Facebook-in për tu lidhur me kanditatët e mundshëm duke krijuar Facebook grupe. Ju mund të i bashkangjiteni këtyre grupeve për të qenë në kontatkt me kompanitë punësurse dhe të jeni të informuar kur ka vende të lira pune.
Twitter është një tjetër rrjet social i dobishëm që ju lejon të dërgoni dhe shihni të rejat nga miqët dhe kolëgët duke përdorur mesazhe çasti. Mesazhe çasti janë mesazhet e shkëmbyera në kohë reale me përdoruesit e tjerë të internetit. Individët dhe kompanitë përdorin Twitter në disa mënyre të ndryshme, duke përfshi aty edhe për nevojat profesionale. Njejtë si Facebook, ju mund të përdorni Twitter për të kontaktur miqët dhe kontaktet tuaja në kërkimin tuaj për punë. Ju mund edhe të kërkoni punëdhënës të mundshëm duke kërkuar për kompani të ndryshme.
“Bënë” dhe “Nuk bënë” në media sociale dhe kërkimin për punë:
Krijoni një prezencë online: Prezantoni aftësitë tuaja dhe eksperiencat online dhe zhvilloni një rrjet kontaktesh online që mund të ju ndihmojnë gjatë kërkimit për punë.
Keni përputhëshmëri: Informatat në rezymenë tuaj duhet të përputhen me informacionet tuaja ne media sociale (Facebook dhe LinkedIN, faqe tjera dhe e-portfolio, etj) dhe duhet të jenë të rregulluara dhe të freskëta. Nëse të gjitha informatat nuk përputhen, punëdhënësit mund të mendojnë se jo të gjitha janë të vërteta.
- Kërkoni vetën në Google!: Shiqoni çfarë rezultate shfaqen online kur ju kërkoni për vetën tuaj në google me emrin tuaj, sepse atë bëjnë punëdhënësit. Ata do të krijojnë përshtypjen e parë më atë se çfarë gjejnë për ju onlinë, edhe pse ju mund të keni dashur të mbani ca gjëra private.
- Keni kujdes çfarë thoni ose …postoni!: Kur ju postoni një tëeet, një status në Faceboo, ose i postoni dikujt në profil, komentoni në blog, krijoni një video ose shtoni informata në faqën tuaj, ato të gjitha qarkullojnë në Internet pa fund. Kërkimet në Google do të gjejnë këto info, dhe punëshësi mund të jetë përdorues i këtyre rrjeteve gjithashtu…
- Mbani mend opcionet e privatësisë: Ju mund të kontrolloni opcionet e privatësisë për llogarinë tuaj deri në një masë, po gjithëmon të mbyllni komplet në privatë të gjitha informatat tuaja. Prandaj jeni vigjilent dhe mos shpërndani foto të ndryshme online!
- Mbajeni profesional: Faqën apo emrin tuaj, fotot e postuara në profil, videot në YouTube që keni postuar dhe statuset apo postimet duhet të jenë të pranueshme dhe të përshtatshme për rrethin. Kjo mund të përfshij edhe pikëpamjet fetare apo politike. Punëdhënësit mund të brengosen se ju jeni gjykues. Përshtypjet e para mund të krijohen vetëm njëher!
Ndihma të dobishme:
Përderisa ju mund të mos jeni në gjendje të ktheheni mbrapa në kohë dhe të fshini cka keni postur, punëdhënësitë kryesisht krijojnë përshtypjet e para nga rezultatet e para të shfaqura ne Google. Prandaj duke qenë të involvuar pozitivisht aktiv në këto rrjete, rezultatet pozitive do të shfaqen të parat ne Google kërkimet dhe do të shtyjnë më poshtë ato rezultate jo shumë të mirëpritura. Kjo është e vetmja mënyre për të “pastruar gjurmët ne media sociale”. Merrni parasysh informatat e mëposhtmë si të rëndësishme për të mënjanuar nësë është e mundëshme:
Komentet jo të pranueshme/përshtatshme ose foto të tilla.
Kritikimi i punëdhënësve, kolegëve ose klientëve të mëparëshëm.
Komentet jo të pranueshme/përshtatshme nga miqët ose te afërmit.
Diskutim
Gjatësia e sesionit
Pyesni se sa prej pjesëmarrëve kanë Facebook? LinkedIn? Pyesni nëse e kanë menduar të përdorin ato si mjete për të gjetur punë? Prezantoni ata me rrjetet relevante të faqeve ku mund të kërkojnë punë si LinkedIn ose faqet lokale rekrutuese. Kërkoni me ata opcione si të regjistrohen aty. Diskutoni se si mund të përdorin këto mundësi onlinë, si të regjistrojne CV-të e tyre, dhe si të promovojnë vetën. Pyesni pjesëmarrësit nëse njohin dikë që ka gjetur punë nëpërmjet platformave online për punësim. Shkëmbeni storje pozitive për njerzë që kanë gjetur punën nëpërmjet kontakteve tyre në Facebook ose LinkedIN.
Kërkoni pjesëmarrësve të krijojne profilet e tyre online për kërkim pune si detyrë e shtëpis, ose nëse keni kohë mjaftueshëm, bëjeni atë gjatë këtij sesioni.
Këshilla e fundit