Kohëzgjatja e sesionit

Objektivat e mësimit

  • Identifikimi i qëllimeve personale
  • Kuptimi i benefiteve të planifikimit që të realizohet plani.
  • Identifikimi i hapave deri te qëllimi
  • Krijimi i një plani deri të arritja e qëllimit

 

Materialet e nevojshme

 


 

Prezantimi i trajnerit dhe diskutimi

 

Gjatësia e sesionit

Kërkoni nga pjesëmarrësit të mendojnë për një qëllim që dëshirojnë të përmbushin, dhe të jenë të gatshëm të prezantojnë idetë e tyre pasi të tregoni një storje të shkurt. Tregoni pjesëmarrësve për një qëllim që i keni përcaktu vetës në të kaluarën

Sqaroni çfarë keni bërë ose po bëni për ta arritur atë qëllim.

 

t

Kërkoni nga pjesëmarrësit

l

Shënime për trajnerin:

Përdorni një qëllim që është i përafërtë me grupin, si shembull: si të fitohen para, përfundimi i shkollës, si të blejmë një motor, si ti blejmë dikujt një dhuratë për ditëlindje, si të blejmë një shtëpi apo si të gjejmë një punë.

 

Pyet pjesëmarrësit nëse mendojnë se do të i’a arrish qëllimit (i’a ke arrit tashmë) nëse vetëm pret (ke prit) ose mbanë shpresa për realizim (kë mbajtë shpresa).Pyet ata përsëri për disa nga gjërat që dëshirojnë ti arrijnë apo kanë në jetë. Shkruaj idetë e tyre në tabelë. Tregoj atyre se veç se kanë identifikuar qëllime të mundëshme. Sqaro se është mirë të këmi synime, dhe se sot do të mësojnë të ndërmarrin hapa drejt realizimit të tyre. Potenco se disa njerzë i arrijnë qëllimet e tyre më lehtë sesa disa të tjerë. Një faktor që ka ndikim nëse do të arrini ato apo jo, është se si i planifikoni dhe punoni drejt përmbushjes së tyre deri ne realitet.

 

Diskuto me pjesëmarrësit pasojat e mos-planifikimit të arritjës së qëllimeve. Pyet pjesëmarrësit:

Diskutoni

t

Kërko nga pjesëmarrësit

 

Çfarë mendoni se do të ndodh kur një person nuk e planifikon procesin e arritjes së një qëllimi? Diskutoni me ata për dobitë e planifikimit. Pyetni: Çka mendoni se janë dobitë e planifikimit? Potenconi se planifikimi ju lejon t’a “bëni realitet” në vend se të “prisni të ndodh vet”. Kur njerzët presin të ndodh vetëvetiu, atë asnjëherë mund të mos arrijnë qëllimet e tyre.

 


 

Input moderatorit

 

Gjatësia e sesionit

Shpjegoni se planifikimi që te arrini atë që doni gjithashtu quhet “vendosje e qëllimit”. Vendosni çka doni me arrit ose me pas. Listoni hapat, çka duhet të bëni për të arrit atë që doni. Vendosni hapat ne rradhitjen e duhur. Filloni me hapin e parë. Vazhdoni të provoni.

z

Shpjegoni

Sigurohuni që cdo pjesëmarrës ka identifikuar s’paku një qëllim, pa marr parasysh sa i thjeshtë të jetë ai. Pjesëmarresit duhet të besojnë se duke planifikuar mund të arrijnë qëllimet. Ofroni këto ndihëma të dobishme:

Mendoni për pengesa të mundshme dhe çka mund të bëni të i tejkaloni

Nëse ndodh e papritura, mos u befasoni dhe mos u dorëzoni

Mendoni se kush mund të ju ndihmojë të arrini qëllimin dhe bisedoni me ta për hapat që do të ndërmerrni.

Përsëritni me pjesëmarrësit qëllimet që ju keni ndarë me ta gjatë sesionit të mëhershëm. Kërkoni nga ata të listojnë hapat që ju keni ndërrmarr ose po ndërmerrni për të arrit atë qëllim. Mund të duhet të ju ndihmoni të identifikojnë ato pasi ju po përdorni qëllimin tuaj si shembull dhe vendosja e qëllimit për ata është një aftesi e re. Nëse është e mundur, gjithashtu diskutoni pengesa të mundëshme gjatë arritjës së qëllimit tuaj dhe çfarë keni bërë për ti tejkaluar ato. Mund edhe të përmendni individ ose organizata që ju kanë ndihmuar.

 

l

Shënime për trajnerin:


 

Puna në grupe të vogla

 

Gjatësia e sesionit

Udhëzoni pjesëmarrësit të formojnë grupe të vogla prej nga tre deri katër vetë. Përcaktoni secilit grup një qëllim nga lista e krijuar me qëlimet e tyre ne fillim të sesionit. Nëse preferoni, ju mund të ju përcaktoni një nga shembujt e mëposhtëm:

  • Ndihmoni një shokut që është i sëmurë
  • Pastroni parkun e lojërave në komunitetin tuaj, që ta bëni të gatshëm për festat e fundvitit.
  • Të kaloni me notë të lartë në provimin final të matematikës
  • Të fitoni para për të mbështetur familjen tuaj
  • Të bleni një dhuratë për ditëlindjen e nënës ose babait tuaj

 

Udhëzoni grupet të përgatisin planet për arritjën e këtyre qëllimeve. Gjithashtu, inkurajoni ata të shkruajnë për pengesat gjatë procesit apo çka mund t’i ndihmojë ata të i tejkalojnë ato.Kur grupet të kenë përfunduar, thirrni një përfaqësues prej secilit grup, një nga një, të përshkruajnë planin e grupit. Pasi secili plan të jetë prezantuar, pyetni të gjithë grupin nëse kanë ndonjë propozim tjetër për ta ndihmuar këtë grup të arrij qëllimin e tyre.

 


 

Praktikat individuale

 

Kërkoni nga pjesëmarresit të përzgjedhin një qëllim që dëshirojnë të arrijnë. Tregoni pjesëmarrësve të bëjnë plane individuale për të “bërë realitet”. Udhëzoni ata të bëjnë grupe dyshe me personat që kanë afër. Çdo pjesëmarrës të ndaj planin e tij me partnerin afër. Gjatë prezantimit të qëllimeve të tyre, inkurajoni të ndajnë ide që mund të ndihmojnë njëri tjetrin të arrijnë ato. Nxitni ata të fillojnë me planet sa më parë dhe mbajnë grupin të informuar për progresin.

Gjatësia e sesionit