Ndërmarrsia kalon dore më dorë me risi, është aftësia për të prodhuar ide te reja, ofron zgjidhjen më të mirë, dhe implementon/nxjerr produkte të reja. Ndërmarrësit më të suksesshëm nuk janë ata që punojnë shumë, por ata që janë inovativ. Inovatorët e mëdhenj nuk e shohin botën vetëm bardh e zi. Derisa shumë njerëz vijnë në “ose/apo” përfundimin, ata përpiqen të shohin “bashk/dhe”. Kur me celular mund të bëhenin vetëm thirrje, ose paisjet e muzikës benin vetem muzike, inovatoret neglizhuan keta kufij konvencional.
Kthimi i ideve të të rinjëve në një biznes plan të argumentuar mirë dhe të qartë është pjesa më e rëndësishme e gjithë procesit. Ekzemplarët e biznes planit janë në dispozicion nga një sërë agjensione ndërmarrjesh, banka, agjensi trajnuese dhe Interneti. Disa grupe të rinjësh mund të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje të vecantë për zhvillimin e një ideje biznesi dhe modeli te biznesit. Duke pasur mentorë apo këshilltarë mund te jetë qasja më efektive, e cila gjithashtu ofron në të njejtën kohë një rol-model për të riun. Nevojat e tyre mund të variojnë nga këshilla dhe inkurajim per tu vetë-punësuar e deri te këshillat nga ekspert ne momentin kur biznesi është duke u zvhvilluar. Nganjëherë është e nevojshme që të mbajnë trajnime shtesë mentorët dhe këshilla se si të përmbushen nevojat e vecanta të këtyre grupeve. Për të rinjët të cilët kanë braktisur shkollimin apo arsye të ngjashme dhe janë të varuar nga qeveria apo ndihma bamirësie, duke filluar biznesin e tyre mund të jetë një burim I krenarisë dhe pavarësisë pasi që për herë të parë ata do të jenë në gjendje që të reduktojnë/zvoglojnë këtë varësi.
Është e rëndësishme të mbajmë në mend disa aspekte të zhvillimit të ndërmarrësisë:
- Një ide e mirë biznesi mund të dështojë përshkak të një prëzantimi të dobët të biznes planit. Shumë të rinj kanë vështirësi në të shkruar, megjithatë të njëjtit kanë shkathtësi të forta biznesi dhe potencial për t’u bërë ndërmarrës/sipërmarrës të suksesshëm.
- Ndihma që mentori I ofron të rinjëve gjatë fazës së përgatitjes së planit/modelit me zhvillimin e idesë dhe përgatitjen për hapat e ardhshëm mund të jetë ndihma më e vlefshme për të rinjët.
- Procesi I zhvillimit të planit shpesh do të identifikojë boshllëqet e shkathtësive që I riu mund të ketë.
Gjatë përgatitjes së biznes planit shpesh ngriten më shumë pyetje se sa përgjigjje, si: “A ka treg?”, “A do të funksionojë ideja?” “A dëshirojë vërtetë të bëhem një ndërmarrës?” etj. Roli I mentorit/punonjësve të rinjë është që të ndihmojnë të rinjët të sqarojnë këto pyëtje në menyren më të mirë të mundur.
Këshilla e fundit