Kohëzgjatja e sesionit

Objektivat e mësimit

  • Të identifikuarit se çfarë është e nevojshme për një person të ndjehen të sigurt.
  • Identifikoni mënyra për të ngritur besimin te vetja dhe tjerët.
  • Përkushtojuni një detyre që të ngrisni vetë-besimine tyre.

Materialet e nevojshme

Diskutimi dhe Demonstrimi

Gjatësia e sesionit

Jepni secilit nga pjesëmarrësit nga një objekt të vogël. Secili person duhet të ketë të njëjtin objekt, si p.sh. të gjithe gurë ose arra. Kërkoni nga ata të shiqojnë ato objekte dhe të identifikojnë karakteristikat që janë unike për atë objekt dhe që e bënë të veçantë. Mbledhni të gjithë ato objekte dhe vendosni në një pirg në ballë të sallës. Kërkoni nga pjesëmarrësit të vijnë para dhe të gjejnë objektin e tyre në bazë të karakteristikave unike që i kanë dhënë.

Pjesëmarrësit mund të mendojnë se është e pamundur të dallojnë mes objektit që kanë marr në fillim dhe gjithë të tjerëve. Inkurajoni ata të vazhdojnë me kërkimin. Ata mund të shohin edhe objektet tashmë të zgjedhura nga pjesëmarrsit e tjerë dhe të sigurohen se nuk e ka marr dikush tjetër gabimisht. Pasi secili të ketë gjetur objektin e tij, kërkoni nga disa prej tyre të komentojnë se çfarë ka pasur unike objekti i tij/saj. Përmbyllni aktivitetin duke potencuar se ashtu si secili nga objektet është unik, ashtu edhe njerzët janë unik në mënyrën e tyre dhe posedojnë talente dhe veçori unike. Duke i njohur ato për veten, atëher ngrisim edhe vetëbesimin.

Prezantimi i trajnerit dhe Diskutimi

Gjatësia e sesionit

Shpjegoni karakteristikat e një personi me vetëbesim. Një person me vetëbesim:

Njef dhe pranon përparësitë e tij/saj, si p.sh. aftësitë, njohuritë ose talentet e tyre; dhe kanë njerzë të tjerë që i vlerësojnë ato të njejtat. Shpjegoni se njerzët kanë nevojë të provojnë që këto dy pjesë të vetëbesimit të i forcojnë që të mund të përparojnë në jetën e tyre. Ngritja e vetëbesimit është proces që zgjat tërë jetën. Mbani mend: Dy pjesët e vetëbesimit janë njohja e përparësive tuaja dhe njohja e atyre nga të tjerët. Nëse keni njërën nga këto, ju mund të ndjeheni me vetë-besim, por do të ndjeheni edhe më shume kur të keni të dyja.

Shpjegoni se një mënyrë që një person të dijë se dikush vlerësojnë përparësitë e tij është kur ai/ajo merr një kompliment ose vlerësohet për diçka që ka bërë apo thënë. Si shembull, nëse dikush ka thënë “Ju keni pastruar këtë dhomë me kujdes”. Personi që ka bërë këtë deklaratë ka vlerësuar punën e kujdesshme të personit që ka kryer këtë punë. Edhe pse ndonjëherë mund të jetë e sikletshme të pranojmë komplimente dhe vlerësime të tilla, është përgjegjësia jonë të pranojmë ato me edukatë duke ditur se personi i caktuar ka shprehur vlerësimin e tij/saj për ne. Sugjeroni që një mënyrë për të përmisuar vetëbesimin është të mësojmë aftësi të tjera, të përmisojmë ato që kemi, të kryejmë me sukses detyrat ose të mësojmë gjëra të reja. Kërkoni nga pjesëmarrësit te sugjerojnë mënyra se si të përfitojmë njohuri dhe aftësi të reja. Sugjeroni të mëposhtmet nëse nuk i kanë përmendur pjesëmarrësit:

  • Të filloni klasa ose kurse të reja.
  • Të gjeni dikë që e di atë që doni ju të mësoni dhe të kërkoni ndihmën e tyre.
  • Të ngrisni vetëbesimin duke lexuar në heshtje dhe me zë.
  • Gjeni dikë që është i mirë në dicka dhe vëzhgojeni më kujdes. Kushtoni vëmendje se si sillet. Pastaj provoni të bëni të njëjtën vet.
  • Lexoni libra.
  • Ngrisni vetëbesimin duke ushtruar të folurën para pasqyrës.
  • Përdorni internetin për të kërkuar informacione ose burime të informacioneve.
  • Praktikoni diçka që dëshironi të përmisoheni.
  • Dilni vullnetar në punë dhe kryeni detyrën me sukses.

 

Kërkoni nga pjesëmarrësit të krijojnë një flamur personal të vetëbesimit tyre. Thuani të ndajnë një letër në tri kolona ose të përdorin tri letra të ndryshme dhe të ngjisin ato mes vete. Në një kolonë, kërkoni nga pjesëmarrësit të shkruajnë ose të vizatojnë aftësitë, njohuritë dhe talentet e tyre që i dijnë tek vetja.

Fokusohuni në selektimin e fjalëve pozitive dhe të qenurit specifik. Në kolonën e dytë, listoni njerzët që i vlerësojnë përparësitë e tyre. Në kolonën e tretë, thuani të shkruajnë ose vizatojnë përparësitë që të tjerët i vlerësojnë tek ata. Thuani atyre të lëvizin nëpër sallë dhe të shkëmbejnë flamurët e tyre me njëri tjetrin. Shpjegoni se ata duhet të lexojnë listat e njëri tjetrit. Nëse vlerësoni diçka për një person, atë ndani me ta se për çka i vlerësoni. Përderisa tjerët ndajnë vlerësimet e tyre për ju, shtoni emrin e tyre në list dhe aftësinë, njohuritë ose talentin që përmendin.

Diskutime në grupe të mëdha dhe në çifte

Gjatësia e sesionit

Pyesni pjesëmarrësit: Pse mendoni se vetëbesimi është i rëndësishëm?

 

Kërkoni nga pjesëmarrësit të identifikojnë në një mënyrë se si ata do të ndërtonin vetëbesimin e tyre personal. Pjesmarrësit a i kanë nda idetë e tyre me partnerin ulur afër tyre. Inkurajoni pjesëmarrësit të zbatojnë idetë e tyre në ndërtimin e vetëbesimit të tyre personal duke bërë si në vazhdim:

Dalloni aftësitë dhe talentet që ata kanë. Shtoni këto aftësi dhe talente në raportin e tyre gjatë javëve të ardhëshme. Vini re kur të tjerët thonë se ata vlerësojnë diçka rreth tyre. Shtoni këto komente në raportin e tyre se si i dëgjojnë ata. Krijoni një aftësëi të re. Shtoni këto aftësi në raportin e tyre gjatë javëve të ardhëshme.