Nga një perspektivë sistemike, dështimi i shkollës ndodh kur një sistem arsimor nuk arrin të ofrojë shërbime të edukimit të drejta dhe gjithëpërfshirëse që çojnë në pasurimin e të mësuarit të studentëve. Në nivel shkolle, dështimi ne shkollë mund të përkufizohet si paaftësi e një shkolle për të siguruar edukim të drejtë dhe gjithëpërfshirës dhe një mjedis të përshtatshëm për mësim për nxënësit për të arritur rezultate të denja për aftësinë dhe përpjekjet e tyre . Nga pikëpamja individuale, dështimi në shkollë mund të përkufizohet si dështim i një studenti për të marrë një nivel minimal të njohurive dhe aftësive, të cilat ne ekstrem mund të shpiejnë deri në braktisjen e shkollës.1

 

Ky manual nuk do të merret me arsyet e dështimit të shkollave, por me mënyrën se si t’i qasemi të rinjëve dhe të parandalohen dështimet e tyre në sistemin shkollor dhe fuqizimin e tyre, dhe poashtu për të inkurajuar ata të ndërtojnë kapacitetet e tyre dhe të zbulojnë interesat dhe talentet e tyre.

Të rinjtë ndryshojnë në mënyrë thelbsore në të mësuarit e tyre:
  • aftësia,
  • konceptet e të mësuarit,
  • stilet dhe strategjitë,
  • interesimi,
  • motivimi,
  • besimet dhe emocionet,
  • e të mësuarit, si dhe nga prejardhja e tyre gjuhësore, kulturore dhe sociale

Studentët sjellin në klasë njohuritë e ndryshme të mëparshme që në thelb ndikojnë në procesin e tyre të të mësuarit, dhe ka një ndërveprim të vazhdueshëm dhe kompleks në mes të kapacitetit dhe te  përvojës që i jep formë të mësuarit dhe si rezultat, të rinjtë mësojnë me ritme të ndryshme dhe mësuesit duhet të përshtaten me këto dhe të zhvillojnë praktika të larmishme pedagogjike për t’u kujdesur  për këto shumëllojshmëri të nevojave të mësimit. Kjo është shpesh shumë komplekse dhe kërkuese për mësimdhënësit të cilët janë mësuar shpesh me qasje formale, direktive të mësimdhënies, dhe nuk preferonjë shpesh pjesëmarrjen e nxënsëve, ose metodat si “nxënësin në qendër”.

Udhëzuesi ka për qëllim të ofrojë ide, metoda dhe shembuj të praktikave të mira në punën me të rinjtë që kanë nota të dobëta në shkollë, të rinjtë që lënë dhe braktisin herët shkollën. Kjo është një përmbledhje e disa prej metodave të testuara, metodave të praktikave më të mira të përdorura në të gjithë botën nga disa prej praktikuesve të arsimit dhe disa “këshilla dhe truke” që mund të ndihmojnë trajnerët që të drejtojnë dhe të mbështesin mësimin e pjesëmarrësve dhe të bëjë ata të ndjehen rehat dhe të sigurt.

.

Qëllimi kryesor është që ti jep mundësi të rinjëve dhe të ndihmojë ata për të rritur perceptimin e tyre të kontrollit mbi mjedisin e tyre duke i treguar atyre se si të menaxhojnë më mirë jetën e tyre. Në vend që t’i thuhet të rinjëve për të vepruar ndryshe, ky udhëzim ofron ide për t’i mësuar ata se si të veprojnë në mënyra të ndryshme duke fituar aftësi të ndryshme dhe të dobishme.

Për shembull

si për të bërë, një proces multi-hapësh për trajtimin e telasheve,

  • duke filluar me hapin 1: “Merr frymë thellë dhe numëroni deri në pesë.”;
  • Si të merren me zemërim dhe frustrim (p.sh., duke numëruar deri në dhjetë (10) dhe duke marrë  fryme thellë dhe ngadalshëm);,
  • si të caktojnë objektivat për t’u fokusuar në atë që ata duan; si të zgjidhin problemet e botës reale (duke i dhënë të rinjëve një problem të jetës reale për të zgjidhur në mënyrë kolektive);
  • mësimin e shkathtësive sociale; futjen e teknikave në reduktimin e stresit, si dhe atë fizike (psh, vallëzim ose yoga ose ngjitje në mal) dhe mendore (psh, periudha udhëzuar e relaksimit ose meditim), etj 2

Referencat

Field, S., M. Kuczera dhe B. Point (2007), Nuk ka më Dështime: Dhjetë Hapat për Barazi në Arsim, Edukim dhe politikën e aftësimit, OECD, Paris.

Field, S., M. Kuczera and B. Pont (2007), No More Failures: Ten Steps to Equity in Education, Education and Training Policy, OECD, Paris.

  1. Field, S., M. Kuczera dhe B. Point (2007), Nuk ka më Dështime: Dhjetë Hapat për Barazi në Arsim, Edukim dhe politikën e aftësimit, OECD, Paris.
  2. Jensen, E. (2009 ). Teaching with Poverty in Mind. ASDC publishing. Alexandria, VA.