Kohëzgjatja e sesionit

Objektivat e mësuarit

  • Identifikimi i diferencave mes sjelleve dhe komunikimit pasiv, agresiv dhe vetë-mbrojtës.
  • Njohja e sjelljeve dhe komunikimit pasiv, agresiv dhe vetë-mbrojtës me vetën, tjerët dhe aftësia e grupit për të punuar mirë së bashku.
  • Të shprehurit e irritimit në mënyrë të sinqertë, me respekt dhe të drejtpërdrejtë.
  • Përmisimi i aftësive të tyre për të shprehur irritimin më vetë-mbrojtëje
  • Identifikimi i situatave personale ku ata mund të përdorin fjali vetë-mbrojtëse.

Materialet e nevojshme

Mjetet vizuele të nevojshme për të shkruar idetë

(letër, letër tabele ose tabele, markera ose shkumës)

Demonstrimi dhe diskutimi

Gjatësia e sesionit

u

Kërkoni pjesëmarrësve

të mendojnë për raste kur dikush ka bërë diçka që ka lënduar ndjenjat e tyre ose i ka mërzitur.

Kërkoni të ngrisin dorën nëse ndonjëri ka një nga këto dy përgjigje:

Nuk kanë bërë asgjë, po janë ndjer keq.

Ju kanë kundërvënë, si p.sh. kanë bërtitur ose e kanë kërcënuar personin.

  • Çka mund të ndodh me marrëdhëniën tuaj me një person, nëse ti ose tjetri përgjigjet negativisht kur ndjenjat tuaja janë lënduar ose ju jeni mërzitur?
  • Çka mund të ndodh me marrëdhëniën tuaj me një person, nëse ti ose tjetri përgjigjet pasivisht kur ndjenjat tuaja janë lënduar ose ju jeni mërzitur?

Tregojuni pjesëmarrësve se ka një mënyrë më efektive për të komunikuar se sa të jeni agresiv ose pasiv. Ajo quhet “komunikimi vetë-mbrojtës”.

u

Pyesni pjesëmarrësit:

Prezentimi i trajnerit, Demonstrimi dhe Diskutimi

Gjatësia e sesionit

Përshkruani sjelljet verbale dhe jo verbale “të komunikimit vetë-mbrojtës”. Përdorëni karakteristika të përshtatshme kulturore. Krijoni një list karakteristikash të këtij komunikimi derisa i shpjegoni:

Verbale (Jep mendime, pa u munduar të imponoj ato te të tjerët, flet qetë, pyet pyetje për të kuptuar)

Jo verbale (Dëgjon por edhe flet, mban kontakt me sy të rehatshëm dhe përshtatshëm sipas kulturës, justifikon idetë me fakte).

y

Tregoni pjesëmarrësve

se ka tri pjesë të deklaratave vetë-mbrojtëse kur dëshironi t’i tregoni dikujt se ju ka hidhëruar ose ka lënduar ndjenjat tuaja. Shpjegoni këto tri pjesë:

  1. Përshkruani çfarë ka bërë personi.
  2. Tregoni pse është problem ose pse ju ka hidhëruar.
  3. Tregoni çfarë do të donit ju të bënte ky person.

Kur ju _____________ (sqaroni çfarë ka bërë ky person),

Më ka mërzitur sepse ______________(tregoni pse).

Do të doja që ju__________ (çfarë mendoni se duhet të ketë vepruar në këtë rast).

P.sh. “ Kur të kam huazuar para dhe nuk më janë kthyer, jam mërzitur sepse ato më duheshin për ushqim dhe gjëra tjera. Do të doja të m’i ktheje deri në fund të ditës.”

Ndani një formul të thjesht për të përfshir këto tri pjesë:

w

Diskutoni

me pjesëmarrësit impaktin e komunikimit vetëmbrojtës në marrëdhënie. Përfëshini këta hapa:

  • Ndërton një marrëdhënie pozitive.
  • Lumturon konsumatorët.
  • Demonstron para shefit se mund të komunikoni me kolegët. Promovon respekt për vetën dhe tjerët.
  • Ndërton punën në ekip dhe bashkëpunimin.

se kur përdorni këtë metodë për të shprehur ndjenjat tuaja, ju komunikoni në mënyrë të sjellëshme edhe pse duket se po përsëritni personin. Duke pas parasysh këtë metodë, ju do të komunikoni pozitivisht. Drejtoni diskutimin duke pyet pjesëmarrësit:

Çfarë situata ju kujtohen kur përdorimi i komunikimit vetëmbrojtës nuk do të ishte i përshtatshëm? Por komunikimi vetëmbrojtës i përdorur mirë mund të jetë OK në këto situate. Shtoni disa situate si mëposhtë, nëse pjesëmarrësit nuk kanë dhënë asnjë.

Zgjedhni ato që janë të përshtatshmë me situatën dhe kulturën më të cilën jeni duke punuar:

Kur dikush është në pozitë të favorizuar. Si shembull, një punëtor nuk mund të fol më udhëheqësin drejtpërdrejtë në këtë mënyrë pa leje. Personi është i/e moshuar. Dikush po ju kërcnon.

Z

Sqaroni

Shënim për trajnerin:

Me kujdes diskutoni situatën e parë të listuar: Kur dikush është në pozitë të favorizuar. Jepni shembuj të situatave kur të përgjigjeni me vetëmbrojtje është e përshtatshme. Si shembull, nëse udhëheqësi i ekipit kritikon një person që ka folur me kolegun kur ai mundohej ti ndihmonte në punë, do të ishte e përshtashme të përdorej komunikimi vetëmbrojtës për të sqaruar rrethanat.

Me kujdes të diskutuar situatën e parë e listuara më sipër: Dikush është në një pozicion të pushtetsheme. Japë shembuj të situatave, kur përgjigjet me guxim, mund të jetë e përshtatshme. Për shembull, nëse një mbikëqyrësi kritikon një person për të folur me një bashkë-punëtor, kur personi ishte duke u përpjekur për të ndihmuar bashkë-punëtorit me punën e tij ose të saj, ajo mund të jetë e përshtatshme për t’u përdorur komunikimin agresive për të.

l

Shënim Trajnerit

Ushtrim në çifte

Gjatësia e sesionit

Ndani grupin në dy pjesë të barabarta. Pastaj, kërkoni pjesëmarrësve të gjejnë një partner nga grupi tjetër. Kërkoni të vendosin në secilin grup se kush do te flas dhe të prezantoj para grupit fjalitë vetëmbrojtëse. Postoni listën me tri pjesët e komunikimit vetëmbrojtës. Kërkoni nga grupet dyshe të zhvillojnë nga një deklaratë vetëmbrojtëse për këto situate.

“Ju i keni tregu një miku se në punë ju pëlqen të mbushni dokumentet për udhëheqësin tuaj dhe do të dëshironit të bëni edhe më shumë. Më vonë, e shihni mikun tuaj duke mbushur të njëjtat dokumente për udhëheqësin tuaj”

Pasi grupet dyshe të kenë zhvilluar fjalitë e tyre vetëmbrojtëse, kërkoni vullnetar për të lexuar ato. Kërkoni nga të tjerët të kushtojnë vëmendje te tri pjesët e rëndësishmë të deklaratave vetë-mbrojtëse. Sqaroni ose përmisoni deklaratat nëse duhet. Pyesni pjesëmarrësit: Çka mendoni se është e rëndësishme të diskutohet në këtë situatë?

Përmbyllni duke konstatuar

se kjo lloj situate mund të ketë impakt se si njezët sillen ne shtëpi, punë ose biznes. Nësr konfliktet nuk zgjidhen ose menaxhohen, individët mund të ndihen të mërzitur me njëri tjetrin, dhe kjo të prishë shoqërinë e tyre dhe mundësinë për të bashkëpunuar.

Ushtrim në çifte dhe diskutimi

Gjatësia e sesionit

Kërkoni nga pjesëmarrësit për dikë që i ka mërzitur dhe çfarë kanë bërë ai ose ajo. Kërkoni të përgatisin një fjali vetëmbrojtëse që do t’a përdornin dhe ta ndajnë me partnerin.

Inkurajoni ata të praktikojnë komunikimin vetëmbrojtës me sa më shumë kolegë, udhëheqës, shokë/shoqe dhe anëtarë të familjës kur diçka ju pengon ose nuk ju pëlqen.