include-me

Projekti “Më përshfijë dhe MUA” – Krijimi i Skemës së Trajnimit për Parandalimin e Braktisjës së Herëshme të Shkollës është projekt aktiv prej Nëntor 2015 paralelisht në Slloveni, Belgjikë, Bosnia & Hercegovina, Kosovë, Mal të zi, Portugali dhe Serbi.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është ngritja e kapaciteteve të aktivistëve rinor dhe organizatave rinore për të krijuar metoda të reja jo-formale të arsimit që do të ndihmojë të rinjtë me performancë të dobët në shkollë të mos bien jashtë nga sistemi formal arsimor, tregu i punës dhe në shoqëri. Sistemet formale shkollore shpesh lënë pas dore nxënësit me performancë të dobët për shkak të arsyeve të ndryshme, dhe poashtu duke pas parasysh mungesat në staf nëpër shkolla dhe mësuesit e pamotivuar, këeta nxënës mund lehtë të braktisin shkollë dhe të mos arrijnë qëllimet e tyra në sfera të caktuara.

Me futjen e skemës së re të këtij trajnimi (që do të përfshijë nevojat e të rinjve me performancë të dobët në shkollë) si një mbështetje të shkollimit formal, cilësia e arsimit që të rinjtë do të marrin do të rritet me futjen e edukimit plotësues në bazë të të mësuarit fleksibël  me metodat e AJF.

Projekti implementohet nga konsorciumi i përbërë nga organizatat: Libero (Serbi), TiPovej (Slovenia), Nga Box International (Belgjikë), Proni Qendra për zhvillimin e të rinjve (Bosnia dhe Hercegovina), Avokatët e rinjë të Kosovës (Kosovë), JEF Montenegro (Mali i Zi) , Moju (Portugali) dhe Shkolla teknike Obrenovac (Serbia).

Projekti “Më përshfijë dhe MUA” – Krijimi i Skemës së Trajnimit për Parandalimin e Braktisjës së Herëshme të Shkollës është është i financuar nga Programi Erasmus + të Bashkimit Evropian.