Përdorimi i rol-modeleve ne edukim/mësim
Të rinjët, posaqërisht gjatë adoleshencës, kur edhe janë në moshën më të ndjeshëme dhe më lehtë te ndikushëm, kanë nevojë për rol-modele, të cilat janë nga fushat më të përafërta në jetën e tyre, qofshin ato nga media, prindërit dhe familja, dhe mësuesit e tyre. Sjellja e një rol-modeli ne mësim ka për qëllim të ekspozoj të rinjët ndaj sjelljeve te caktuara, stileve të jetës dhe pamjeve të jashtme dhe në veçanti, ndaj individëve në të cilët këto qëndrime dhe stilet e jetës janë të mishëruara. Kjo metodë është më përdorur në edukimin jo-formal si në lëvizjet rinore, kur një lider karizmatik përvetëson vlerat që promovohen, dhe kështu krijon një kornizë referimi për të rinjët. Mësimi përmes rol-modeleve është efektiv sepse krijon ura mes idealës dhe realitetit. Mësimi bëhet eksperimental kur nxënësit mësojnë sado pak rreth jetës të këtyre personave model dhe mënyrës si ata mishërohen me vlerat që shpërndajnë dhe promovojnë. Zbrazëtia mes teorisë dhe praktikës përmbushët kur konceptet ideologjike bëhen realitet në sytë e nxënësve. Shumë shpesh persona model janë prindërit ose mësuesit, por gjithashtu ndonjëherë janë edhe personazhet publike si yje të mediave, sportistë ose superheronjë. Kjo tregon etje për personazhe të forta dhe pozitive si rol-modele që inspirojnë të rinjët për mirë dhe drejtë. Prandaj edhe kjo i vë mësuesit dhe çdo edukator tjetër në pozitën ideale për ta përmbushur këtë rol, ose të...
Lexo më shumë
Këshilla e fundit