Stilet e të mësuarit

Kohëzgjatja e sesionit

Objektivat e mësimit:

  • Identifikimi i stileve të ndryshme të mësimit te pjesëmarrësit
  • Definimi i rëndësis së vetëdijësimit për stilet e ndryshme të mësimit në procesin e punësimit.

Materialet e nevojshme


Pyetësor për stilet e të mësuarit dhe analizat 

Gjatësia e seancës

Kërkoni nga pjesëmarrësit të plotësojn këta pyetësor dhe të nxjerrin rezultatet e tyre. Ndihmojuni nësë kanë nevojë në kalkulimin e rezultateve dhe përcaktimin e stilit të të mësuarit.


Diskutim

Gjatësia e seancës

Stilet e të mësuarit dhe preferencat janë të ndryshme varësisht prej secilit dhe situatave të ndryshme. Duke kuptuar këtë, dhe duke zhvilluar aftësitë e mësimit në stile të ndryshme, ju nxjerrni më të mirën nga vetja në këtë aspect. Dhe duke qënë të aftë të mësoni dhe mbledhni informata, ju do të merrni vendime me të mire dhe të zgjedhni rrugët më të mira të veprimit. Poashtu duke kuptuar se të gjithë kanë stile të ndryshme të të mësuarit, ju mund të mësoni të përcjellni mesazhin tuaj me efektivitet në mënyrë që më shumë njerzë të ju kuptojnë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, veçanarishët  nësë ju i takoni një profesioni ku komunikimi është pjesë e rëndësishme e punës tuaj. Gjeni mënyrën në të cilën preferoni të mësoni, dhe guxoni të dilni jasht kornizave të rehatisë. Kur të filloni të mësoni në mënyra të reja, do të befasoni sa më shumë do të mësoni dhe përvetësoni informata. Kërkoni nga pjesëmarrësit të diskutojnë pak rreth stileve të tyre të mësimit dhe preferencave.

 


PYETËSORI I STILEVE TË TË MËSUARIT
(bazur në: “Honey and Mumford”)

Pyetësori është i dizajnuar që të përcaktoj stilin/et tuaj të preferuar të mësimit.  Gjate viteve me siguri keni zhvilluar një zakon mësimi që ju ndihmon të përfitoni më shumë informata në raste të caktuara sesa të tjerët. Meqënëse, ju nuk jeni të vetëdijshëm për këtë, ky pytësor do të ju ndihmoj të identifikoni preferencat e mënyrës së mësimit ashtu që të përzgjedhni stilin e të mësuarit që ju përshtatet më së miri. Saktësia e rezultateve varet sat ë sinqertë do të jeni në përgjigje.Nuk ka përgjigje të saktë ose të gabuar. Nëse pajtoheni më shumë se jo-pajtoheni më një formulim fjalie, vëni një tik afër saj (√). Nëse nuk pajtoheni atëher vëni një iks afër (X). Por sigurohuni të vëni shenjë në çdo formulim.

PYETËSORI I STILEVE TË TË MËSUARIT
  1. Unë kam qëndrime të vendosura për çka është e drejtë dhe e gabuar, e mirë ose e keqe.
  2. Unë shpesh bëjë gjëra impulsivisht, pa u merakosur shumë se çka do të ndodh.
  3. Unë provoj të zgjidh problemet duke shkuar hap pas hapi, dhe nuk lejoj te dekoncentrohem
  4. Unë besoj se procedurat formale dhe politikat e rregulluara limitojnë stilet e njerzëve.
  5. Unë jam i njohur për një stil të drejtpërdrejt dhe jo të tërthortë.
  6. Unë shpesh mendoj se veprimet e bazuara ne instinct janë po aq efektive sa ato te menduara mire dhe të analizuara.
  7. Më pëlqen të bëjë lloje të punës ku kam kohë të kontrolloj gjithcka deri ne detaje.
  8. Rregullisht pyes njerzët për supozimet e tyre bazike.
  9. Çka është më e rëndësishmja është nëse diçka në praktikë funksionon.
  10. Unë kërkoj tërë kohën për eksperienca të reja.
  11. Kur dëgjoj për një ide ose mundësi të re, unë menjëher filloj të punoj që të bëhet realitet.
  12. Unë insistoj në vetë-diciplinë si çfarë ha, pi, ushtrime fizike të rregullta, rutinë të rregulluar, etj.
  13. Unë krenohem kur kryej një punë deri në fund.
  14. Unë punoj më së miri me persona logjikë, analitik dhe më dobët me persona spontan,irracional.
  15. Unë kam kujdes me interpretimin e të dhënave që kam, dhe nuk hidhem në përfundime të pa baza.
  16. Preferoj të marr vendime të kujdeshme pasi kam konsultuar gjitha alternativat.
  17. Më tërheqin më shumë idetë e reja jo të zakonshme, sesa ato praktike.
  18. Preferoj të grupoj gjëeat në strukturë logjike dhe koherente.
  19. Pranoj dhe vazhdoj të krijoj procedura dhe rregullore, për aq kohë që I konsideroj si efektive për të kryer një punë me sukses.
  20. Më pëlqej që veprimet e mia të ndërlidhën me principet e mia të përgjithëshme.
  21. Në diskutime preferoj të dal drejt në temë.
  22. Synoj të mbaj marrëdhënie zyrtare më kolegët në punë.
  23. Më pëlqen të sfidohem me ndonjë punë të re dhe ndryshe.
  24. Më pëlqejnë personat spontan dhe pozitiv.
  25. I kushtoj kudes të veçantë detajeve para se të nxjerr konkludime.
  26. Nuk e kam të lehtë të nxjerr ide creative.
  27. Nuk besoj se është humbje kohe të bisedojmë rreth një teme.
  28. Kam kujdes të mos nxjerr konkludime të menjëherëshme.
  29. Preferoj të shfrytëzoj sa më shumë burime të informacionit – sa më shumë të dhëna që më ndohmojnë të ri-shqyrtim.
  30. Personat që nuk i marrin gjërat seriozisht por me humor, zakonisht më irritojnë.
  31. Unë dëgjoj mendimin e secilit, para se të them timin.
  32. Synoj të jem i hapur për ndjenjat e mia.
  33. Në diskutime, parapëlqej të shoh të tjerët si pozicionohen në diskutim.
  34. Preferoj të përgjigjem ndaj organizimeve me spontanitet, të jem fleksibil më shumë se sa të planifikoj shumë më herët.
  35. Parapëlqej teknikat si analizat e rrjetit, flow chart-et, branching programet, planet e evakuivimit ose emergjente, etj.
  36. Brengosem nëse duhet të ngutem për të përfundur një pjesë të punës për të arritur një afat kohor të caktur.
  37. Kam tendenca të gjykoj idetë e të tjerëve varësisht nga arritjet e tyre.
  38. Personat e qetë dhe mendimtar më bëjnë të ndihem jo rehat.
  39. Personat qe nxitojnë gjërat më irritojnë.
  40. Është më e rëndësishmë të shijohet momenti, se sat ë mendohet për të kaluarën apo të ardhëmen.
  41. Mendoj se vendimet e bazuara në analiza me gjitha informacionet, janë më të vlefshme se sa ato të bazuara në intuitë.
  42. Synoj të jem perfeksionist.
  43. Në diskutime zakonisht kontriboj me shumë ide spontane.
  44. Në takime unë jap ide reale dhe praktike.
  45. Shumë shpesh rregullat janë për tu thyer.
  46. Preferoj të qëndroj larg një situate dhe të konsideroj të gjitha perspektivat.
  47. Unë shpesh vërej dobësi dhe mospërputhje në argumentet e disa personave.
  48. Në balancë, unë më shumë flaës se sa dëgjoj.
  49. Shpesh gjej mënyra më praktike dhe të mira për të kryer një punë.
  50. Unë mendoj se raportet e shkruara duhet të jenë të shkurta dhe të qarta.
  51. Besoj se të menduarit racional dhe logjik fiton gjithëmon.
  52. Preferoj diskutimet specifike prej bisedave të shkurta pa rëndesi.
  53. Pëlqej personat që janë me mendime përtoke.
  54. Gjatë diskutimeve humb durimin me shpërqëndrime dhe biseda jo relevante.
  55. Nëse kam një raport për shkruar, kam tendenca të perpiloj shumë drafte para versionit final.
  56. Dëshiroj të provoj gjërat për të parë nëse funskionojnë në praktikë.
  57. Dëshiroj të arrij rezultate duke u bazuar ne logjikë.
  58. Pëlqëj të jemë ai që fol shumë.
  59. Në diskutimë shpësh zbuloj se jam realist, dhe nuk krijoj ilizuone apo spekulime.
  60. Pëlqej të mendoj për disa alternative të ndryshme para se të vendos.
  61. Në diskutime me tjerët, shpesh vërej se jam personi më jo pasionat dhe objektiv.
  62. Në diskutime, më shumë preforoj të jem I qetë, se sa të drejtoj bisedën dhe të fol shumë.
  63. Pëlqej të jem në gjendje të ndërlidh veprimet aktuale me planet për të ardhëmen.
  64. Kur gjërat nuk funksionojnë si dua, unë jam i lumtur dhe e konsideroj si experincë.
  65. Kam tendencë të refuzoj idetë e çmendura dhe të pabaza si jo praktike.
  66. Është më së miri të shikosh poshtë para se të bësh hapin.
  67. Si përfundim, më shumë dëgjoj se sa flas.
  68. Kam tendencë të jem i ashpër me njerzët që të vështir të pajtohen me qasjen logjike.
  69. Shumicën e kohës besoj se fundi e arsyeton qëllimin.
  70. Nuk brengosem që ndjenjat e njerzëve lëndohen përderisa puna kryhet.
  71. Unë mendoj se formalitetet e objektivave zyrtare dhe planet mbytëse dhe kufizuese.
  72. Zakonisht unë jam “jeta dhe fryma” e festës.
  73. Bëjë gjithcka që duhet për të përfundur punën me sukses.
  74. Unë mërzitem shpejt me punë metodologjike dhe të detajizuar.
  75. Insistoj në explorimin e supozimeve bazike, principeve dhe teorive që janë themelore ne organizime.
  76. Mua gjithëmon më intereson çka mendojnë të tjerët.
  77. Pëlqej mbledhjet që nuk dalin nga rrjedha e definuar, dhe shkojnë sipas axhendës, etj.
  78. Shmang temat subjektive dhe jo të qarta.
  79. Kënaqem me dramaticitetin dhe ankthin gjate krizave.
  80. Të tjerët thonë se jam i pandjeshëm ndaj ndjenjave tyre.

Katër stilet e të mësuarit: Aktivist, Reflektues, Teoricien dhe Pragmatik janë të lidhura më katër fazat e të mësuarit.

Aktivistët

mësojnë më së miri nga eksperiencat ku:

Ka shumë experienca të reja, problem dhe mundësi nga të cilat të mësojnë..

Ata mund të angazhojnë vetën në aktivitet afat-shkurta “ketu dhe tash” si lojëra biznesi, detyra konkuruese dhe ushtrime të lojërave me role.

Ata kanë shumë pamje të qartë, të ndritëshme.

Ata e kanë shumë të vështir përballimin e një detyre që mendojnë se është shumë e vështir.

Teoricienët

mësojnë më së miri nga aktivitetet ku:

Ata kanë kohë të explorojnë metodikisht lidhjet dhe asocimet në mes ideve, situatave dhe eventeve.

Ata janë në situata të strukturuara me qëllime të qarta.

Ata kanë shancën të pyesin dhe hetojnë metodologjinë bazike, supozimet dhe logjinën mrapa saj.

Ata janë intelektualisht të përgatitur.

Reflektuesit

mësosjnë më së miri nga aktivitetet ku:

Ata inkurajohen të shohin, mendojnë dhe të përfundojnë aktivitetet.

Ata lejohet të mendojnë para se të veprojnë, të përvetësojnë para se të komentojnë.

Ata kanë mundësin të ri-shohin çka ka ndodhur, çka kanë mësuar.

Ata mund të marrin vendime në kohën e tyre të planifikuar pa presion dhe afate te paracaktuara.

 

Pragmatistët

mësojnë më së miri nga aktivitetet ku:

Ka një lidhje të qartë mes subjektit të çështjës dhe problem ose mundësisë në punë.

U janë dhënë teknika të gatshme për të kryer diçka me avantazhe praktike të dukëshme aktualisht të aplikueshme në punën e tyre.

Kanë mundësin të provojnë dhe praktikojnë teknika me mbikqyrje, feedback nga expert kredibil.

Mund të fokusohen në çështje praktike.

ke.

Stilet e të të mësuarit: Përparësitë dhe dobësitë

P

Aktivist – Përparësitë

Fleksibil dhe mendje-hapur

I/e lumtur të ketë një qëllim

I/e lumtur me eskpozimin ndaj situateve të reja

Optimist për çka do të re dhe prandaj jo rezistues ndaj ndryshimeve.

O

Dobësitë

Tendencë për të marr vendime të dukshme menjëherë pa u mendur

Shpesh ndërmerr rreziqe të panevojshme

Tendencë për të bërë shumë vet dhe të marr gjithë meritat

Të nxitoj në veprime pa përgatitje të mjaftueshme

Mërzitjet me implementimin/konsolidimin

P

Reflektuesit – Përparësitë

Të kujdesshëm

Detajist dhe metodik

Të matur

Dëgjues të mirë dhe përvetësues të informacioneve

Rrallë hidhen në përfundime

O

Dobësitë

Tendencë të mos jetë pjesëtarë aktiv

Të ngadalëshëm në vendim-marrje

Tendencë të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos marrin përsipër rreziqe

Jo këmbëngulës – Nuk inkuadrohen shumë dhe nuk bëjnë biseda të shkurta pa rëndësi

P

Teoricienët – Përparësitë

Mendimtarë “vertical” logjik

Racional dhe objektiv

Të mirë në pyetjet hetuese

Qasje e diciplinuar

O

Dobësitë

Të kufizuar në mendimin lateral

Jo tolerant ndaj pa-vendosëmrisë, jo-rregullit dhe pa-qartësisë

Jo tolerant ndaj subjektivitetit dhe intuitës

Plot “duhet, do te duhet dhe mundet”

P

Pragmatistët – Përparësitë

Ata kanë tendencë për të testuar konceptet në praktikë.
Praktike janë duke qëndruar në mënyrë të vendosur në tokë dhe realiste.
Ata jan punues dhe shkojn drejt per drejt ne cile
Ato janë të orientuara drejt teknologjisë.

O

Dobësitë

Tendencë të refuzojnë çdo gjë pa aplikim të qartë

Pak të interesuar në teori ose principe bazë

Tendencë të shkojnë me zgjidhjen e parë të mundshme të një problemi

Pa durim ndaj gjepurave

Në përfundim, të orientur nga detyrat dhe jo njerzët