Braktisja e shkollimit herët (BSHH) ka qenë e njohur gjithnjë e më shumë si një nga sfidat kryesore me të cilën përballen shoqëritë evropiane. Për shumicën e të rinjëve, braktisja e edukimit dhe trajnimit para kohe është një rezultat i problemeve edukative, por edhe psikologjike dhe sociale dhe një shkak i pasigurisë së vazhdueshëm sociale. Sistemet e edukimit dhe trajnimit evropian humbasin qindra mijëra të rinjë çdo vit, të cilët nuk janë aftësuar mjaftueshëm që të përballen me jetën e mëvonshme. 1
Rëndësia e edukimit jo-formal dhe jo-akademik për reduktimin e BSHH është pakontestueshme. Hapja e shkollës për edukatorë të tjerë përveç mësuesëve, mund të ndihmojnë për të tejkaluar mos-interesimin për të vazhduar edukimin, si dhe zhvillimin e aftësive të mira njohëse dhe emocionale dhe një ndjenjë të përkatësisë.
Metoda të ndryshme, të reja dhe gjithëpëfshirëse të përshtatura për stilet e ndryshme të mësimit të nxënësve janë provuar si mënyra për të mbajtur të rinjtë në shkolla, që t’i mbajnë ata të interesuar për vetë procesin e të mësuarit dhe për të përmirësuar rezultatet e tyre të të mësuarit dhe arritjeve.
Me krijimin e sistemit dhe metodave te reja që në mënyrë të barabartë do të angazhohen nxënësit me performancë të dobët, dhe studentët në rrezik, ne jemi duke krijuar një qasje krejtësisht të re për të mësuar dhe kombinuar të mësuarit formal dhe jo-formal.
Ky manual (tool kit) është i bazuar në një kombinim të teknikave të të mësuarit aktiv dhe ushtrimeve 2 dhe ka për qëllim që të angazhohen pjesëmarrësit në të gjithë procesin e të mësuarit. Aktivitetet janë të dizajnuara për të ndihmuar pjesëmarrësit qe të përforcojën një numër të aftësive të fitueshme që ata rrallë do t’i fitonin ne vende të tjera, sic jan vetë-besimi, përcaktimi i qëllimit personal, zgjidhja e problemeve, marrja e vendimeve, të kuptuarit dhe menaxhimi i emocioneve, etj.
Kjo i ndihmon pjesëmarrësit të kuptojnë llojin e nxënësve që janë, të ngrisin vetëbesimin e tyre, të kuptojnë se cilat punë do të duan ti bëjnë, të kërkojnë vende te lira pune , intervistë për punë të tilla, dhe të zhvillojnë disa nga aftësitë e nevojshme për të identifikuar mundësitë alternative për të ardhmen e tyre.
Metodat prej këtij manuali mund të përdoren gjithashtu si të pavarura nga njëra-tjetra, dhe kjo varet nga trajneri për të kombinuar ato në bazë të nevojave të pjesëmarrësve. Kohëzgjatjet e sesioneve janë sugjerime te trajnerit dhe gjithashtu mund të trajtohen si të përkohshme, varesisht prej tij, nevojave dhe dinamikës së grupit. Manuali është i ndarë në gjashtë kapituj. Kapitulli i parë është më i përgjithshëm, duke eksploruar metoda të ndryshme alternative të punës me të rinjtë me performancë të dobët dhe prezantimin e disa prej praktikave më të mira. Kapitujt 2-6 përmbajnë disa ushtrime/ metoda praktike të trajnimit që mund të përdoren kur punojmë me te rinjtë.
Çdo metodë mund të përshtatet për nevojat e veçanta të grupit dhe përfshin shënime për trajnerin dhe disa këshilla.
Çdo gjë tjetër është lënë në kreativitetin dhe stilin personal të mësimdhënjes se moderatorit (mësues, aktivist, praktikues i edukimit, ose ndërmjetësues).
Ky udhëzim mund të përdoret nga aktivistët, mësuesit dhe çdo edukatorë, të cilët punojnë me të rinjtë të cilët kanë arritje te dobët në shkollë apo nga komunitetet në nevojë dhe që nuk kanë mundësitë për mjedis të përshtatshëm për mësim.
Referencat
- DOKUMENTI PUNUES I KOMISIONIT ZYRTAR, Reduktimi braktisjes së herëshme të shkollimit ,Dokumentacion përcjellës i Propozimit për REKOMANDIMET E KESHILLIT nëpolitikat për të reduktuar braktisjen e shkollimit heret, SEC (2011) 96 final, Bruksel, 31.1.2011
- Heqja dore nga pergjegjesit: Shumë nga aktivitetet dhe ushtrimet e propozuara janë gjetur në internet dhe janë krijuar fillimisht nga njerëzit e tjerë. Ne u përpoq për të cituar burimin kudo që ishte e mundur. Me anë të kësaj falënderojmë krijuesit origjinale për punën e tyre.
Këshilla e fundit