Kohëzgjatja e sesionit

Objektivat e mësimit

  • Njohja e impaktit të eksperiencave pozitive dhe negative të njeriu.
  • Definimi i “qëndrimeve pozitive” dhe “qëndrimeve negative”.
  • Identifikimi i impaktit të qëndrimeve të një personi në mendimet dhe sjellet e tyre kur menaxhojnë eksperiencat negative dhe pasojat rezultuese.
  • Identifikimi, demonstrimi dhe praktikimi i strategjive për të mbajtur një qëndrim pozitiv.
  • Fuqizimi i aftësive për të mbajtur një qëndrim pozitiv.

Materialet e nevojshme

Mjetet vizuele për shënim të ideve

(letër, fletë tabele, ose tabelë me shkumës apo marker)

Për gjenerimin e interesimit në temë

Krijoni një storje që ngjanë me realitetin e cila përshkruan një ditë tipike të një të riu në vendin tuaj. Dita e saj/tij duhet të përmbajë edhe storje negative edhe pozitive, por ku kryesojnë ato negative. Storja mund të përfshij eksperinca të ngjajshme më këto të dhëna më poshtë. Përzgjedni ose përshkruani eksperincat që janë të përshtatshme me kulturën e vendit në të cilin po punoni. Storja duhet të jetë e gjatë gjashtë ose shtatë minuta.

“…Një shok premtoi se do të zgjonte nga gjumi një person të ri. Kur shoku dështoi të mbante premtimin, personi u vonua për shkollë ose punë… Duke folur me një shitës, personi i ri rastësisht përmendi se po ndjekte një klasë. Shitësi e informon atë për një mundësi pune që paguhet mirë për kandidatë që dijnë të lexojnë…Personi i ri pranon një bashksish të madh si shpërblim që e ka drejtuar shoferin drejt një vend parking të mirë dhe të lirë… Jo I vetëdijshëm për një vrimë në pantollonat e tij, i riu ngacmohet nga një djalë tjetër në grup. Ky koment ngacmues inkurajon të qeshura në grup nga të tjerët. Ky person i ri arrin vonë në stacion të autobusit dhe humb autobusin që do ta dërgonte në shkollë ose punë me kohë… Pas një feste në shtëpi, personi gjen para nën tavolinë… Një grup miqësh luajnë me top para mbrapa; njëri nga ata godet një kalimtar. Gruaja e ofenduar fillon të bërtet dhe t’i thërret me emra ofendues këta të rinjë…”

Krijoni vizualisht një linjë vertikale në mes

Emëroni anën e majtë me një “+” dhe atë të djathtë me një “-“.

P
O

Demonstrimi dhe Diskutimi

Gjatësia e sesionit

Informoni pjesëmarrësit se do të përshkruani një ditë në jetën e një të riu. Përderisa përshkruani atë, pjesëmarrësit kanë për detyrë të vendosin nëse këto eksperienca të të riut janë pozitive apo negative. Shpjegoni se kur ju jeni duke treguar storjen, ata duhet të ngrisin dorësn nëse diçka pozitive i ndodh personit në storje. Kur i pyesni, ata do te identifikojnë eksperiencën pozitive, dhe ju do ta shkruani te ana e “+”. Te njëjtën përcjelleni për eksperiencat negative, dhe listoni ato në anën e “-“.

Ky është një ilustrim i impaktit të eksperiencave pozitive dhe negative në jetën e një personi. Ato pozitive ngritin humorin dhe ndihmojnë të ndihemi mirë. Ndërsa kur një person ballafaqohet me shumë eksperienca negative, është të ndihet se jeta është e vështirë për tu përballuar. I njëjti mund të ndihet i pafuqishëm dhe pashpresë. Pa strategji se si të ballafaqoheni me eksperiencat negative, jeta mund të bëhet e vështirë të shijohet.

Përderisa disa ndodhi nuk mund të i kontrollojmë, qëndrimet tona ndaj tyre mund të kontrollohen. Informoni se ky sesion do të eksploroj impaktin e eksperiencave negative dhe pozitive dhe se si qëndrimet tona mund të na ndihmojnë të menaxhojmë ato kur ndodhin.

Testi i optimizmit dhe analizimi

Gjatësia e sesionit

Kërkoni nga pjesëmarrësit të plotësojnë pyetësorin. Ndihmoni ata me kalkulimet e pikëve nëse kan nevojë.

Diskutimi

Gjatësia e sesionit

Të njifeni si personi që “provon” mund të tërheq vëmendjën e punëdhënësit, edukatorëve dhe njerzëve tjerë që kanë mundësin të ndihmojnë tjerët të arrijnë sukses. Duke pasur një qasje pozitive, zgjidhjet shfaqen më lehtë dhe shpesh. Jeta mund të duket më e lehtë. Strategjia e pauzës mund të rris shancat që të shihni më shumë mundësi dhe zgjidhje në një situatë. Një person me qëndrim pozitiv mund të fitoj reputacionin e liderit në një grup. Poashtu mund të ndihmojë një mik.

Drejtoni diskutimin me tërë grupin duke i pyetur pjesëmarrësit: Çka e bënë të vështirë të kemi një qasje pozitive? Çka mund të bëni që të ndihmoni vetën të keni një qasje pozitive? Ftoni pjesëmarrësit që me heshtje të përgjigjen në pyetjen:

A ka njerzë të tillë në jetën tuaj që ju ndihmojnë të mbani një qëndrim pozitiv? Nëse po, kush janë ata? Nëse jo, me kë mund të shoqëroheni që mund të ju ndihmoj?

Vlerësimi i optimizmit (M.Selifman test and analyses)

Testi i optimizmit të mësuar

 (adaptuar nga libri i Dr. Martin Seligman, “Learned Optimism”)1

Instrukcionet:

(paper, chart paper, or white/chalk board and markers/chalk)

Në testin e vlerësimit janë 48 pyetje. Kushtoni kohë të veçantë secilës pyetje. Mesatarisht, ky test ju merr rreth 15 minuta kohë. Nuk ka pyetje të saktë ose jo të saktë. Mos lexoni analizat në këtë libër deri sa të përfundoni testin.

Lexoni përshkrimin e secilës situatë, dhe paramendoni se ju ndodh juve. Disa nga situatat me siguri se nuk ju kanë ndodhur, por kjo nuk ka rëndësi. Ndoshta asnjëra nga përgjigjet nuk ju përshtatet, por vazhdoni dhe atë që është më e përafërt me zgjedhjen tuaj potenciale.

Ju mund të mos e pëlqeni se si tingëllojnë disa nga përgjigjet, por mos zgjidhni atë që mendoni se duhet të thoni ose do të tingëllonte si e duhura; zgjidhni atë që ju përfaqëson juve.

Analizat:

Analizat e mëposhtme përdorin rregullat e shkruara në librin e Martin E.P. Seligman, PhD – “Learned Optimism”. Pikët janë të listuara pas secilës kategori s’bashku me shpjegimin e Seligman.

  1. https://web.stanford.edu/class/msande271/onlinetools/LearnedOpt.html